Zgjidhet kreu i Shërbimit Sekret Ushtarak, ja kush është!

14 Nëntor 2017, 20:04Politika TEMA

Shqipëria ka dy shërbime inteligjente, shërbimin informativ shtetëror SHISH dhe agjencinë e inteligjencës dhe të sigurisë së mbrotjes AISM, apo siç njihet ndryshe ish-shërbimi informativ ushtarak.

Deri sot të dy këto shërbime kanë qenë pa drejtues. Helidon Bendo, i propozuar prej mëse dy javësh në krye të SHISH-it nga Kryeministri Edi Rama pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës, nuk është dekretuar ende nga presidenti Ilir Meta, kurse Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes qëndroi prej dy muajsh pa drejtues, pas emërimit dhe dekretimit të Bardhyl Kollçakut si shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.

Burime për Top Channel pohojnë se ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka firmosur urdhërin që emrëron në krye të inteligjencës së ushtrisë kolonel Bardhyl Nuredinaj, i cili më parë ka qenë komandant në Qendrën e Personel Rekrutimit të Forcave të armatosura.

Kolonel Nuredinaj i merr zyrtarisht funksionet e kreut të AISM-së ditën e mërkurë, më 15 nëntor, mesa duket edhe pas dakordësimit me aleatët.

Me ndryshimin e ligjit në vitin 2014 shefi i AISM-së nuk emërohet dhe as shkarkohet më me dekret të presidentit, por ky atribut i takon vetëm ministrit të Mbrojtjes, ndërkohë që e paqartë është se çdo të ndodhë me SHISH-in.

Të hënën, dy javë pasi dha dorëheqjen pa asnjë shpjegim publik, Visho Ajazi Lika u propozua nga kryeministri Rama për ambasador të shqipërisë në NATO.

Emri i tij do të shqyrtohet nga kreu i shtetit për të dytën herë brenda një periudhe të shkurtër, pas shkarkimit nga drejtimi i SHISH-it, këtë hërë për emërimin si ambasador në Aleancën e Atlantikut të Veriut, një post kyç dhe delikat ky edhe përsa u takon marrëdhieneve me aleatët e NATO-s.

5 komente në “Zgjidhet kreu i Shërbimit Sekret Ushtarak, ja kush është!”

  1. ''askush nuk urrehet me shume se ai qe thote te verteten...........[PLATO]! says:

    oh NOOOOOOOOOOOOO,mjafte me laro kudo bie ere arapi
    na mbyten Vishot,Nuredinet,Iljazet,Hasanet,Hysenet……………ptuuuuuuuuuuu plehra arabe,me keta njethundrake nuk behet shtet!

  2. katundari helen says:

    Se mos bere shtet ti o Llambro palioklefti qe mbete duke bere dasem me parate e evropianeve. Malaka ti e gjithe farefisi yt qylaxhi!

  3. Shqiptari nga Shqiperia says:

    Cjane gjith keta kolonela , atashe gjenerale , kreu i AISM , i nteligjenca e ushtrise ,qendra personel e rekrutimit te ushtrise , shash shish , mish , duke e ditur qe celsate ushtrise ja kemi dhene te huajve (nato) c’hyne ne pune gjith keta kunguj te papjekur ?? Me shume gjenerale dhe kolonele se sa ushtare … pastaj ne thone qe respektojme parate e tatimeve , dhe i perdorim me regull. Pordh me rigon , nje jete shqiptari me vjedhje , me vendosje miqsh , sherbim te te afermve , te miqve e te shokeve , s’heqim dore ne nga keto e kemi ne gjak , mire na behet , sic e ke koken ta vene festen sot , kete kafke kemi , keshtu do na sillen. Sa erdhi xhacka e packa o bura te vendosi te sajen , ta afermin , mikun , dashnorin , koqen e kandarit , dhe ne o bura te mbledhim tatimin , te jemi ne regull, te mos e vonojme se na bie brenda shteti , ne pidh te semes teveje shteti i rumpalles , i ta paafteve i paraziteve dhe dembelave , shtet vari karin . A i keni pare pensionistat mor kriminele si i keni katandisur ?? Po shendetesine a e dini se ne c’gjendje eshte?? Po ta krahasojme me Uganden , besoj se e ofendojme Uganden , jemi shteti me i kot ne bote , pa asnje lloj vlere , do behemi shtet thot Rama , mevrap te caktojme Vishon se mos na merzitet dhe na iken nga duart , pa Vishon sbejm dot asgje , pa Fullanin , o bura ti japim demshperblimin direkt se na mori lumi , jo o zoti kryeminister sbehet keshtu godine qe puhet shtet , dhe ti dicka ke kuptuar gabim keshtu ndertome kasolle shtet kasolle , dhe jo shtet i fuqishem , mbase nuk ka vlere komenti , dhe dikush do bezdiset dhe do ofendoje , shume e volitshme dhe e llogjikshme ….. nje gje eshte me se e sigurt ama te huajt partneret tane keto shikojne e degjojne dhe zene barkun nga teqeshurit , dhe kudo qe shkojme ne shikojne me nje sy tjeter , a e kuptoni ??? Keta jemi , te ndalohen prokurore , gjykates dhe vete kryetari i prokurorise se pergjithshme te shkele ne USA, keta jemi shtet vari karin , te keqinjt e vetes tone dhe asgje me teper ……………

  4. return of the saint says:

    Shefi I sherbimit te ushtrise duhet te jete nga daspora shqiptar me shtetesi amerikane ose angleze lerini brockullat

  5. sapa says:

    Lajm shume i rendesishem per shqiptaret!Tani u be shteti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje