Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur sot urdhrin për rendin e ditës së seancës plenare të së enjtes.
Në rendin e ditës është përfshirë projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm, si dhe e gjithë paketa fiskale që e shoqëron atë.
Sikurse është bërë tashmë traditë, diskutimi dhe miratimi në tërësi i buxhetit shoqërohet me orë të tëra diskutimesh, duke zgjatur gjer në 48 orë.
Pritët që kjo e enjte të jetë e mbushur me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, aq më tepër që në këto momente ka nisur dhe beteja për kreun e KQZ.
KREU I KQZ DIHET,,RISTANI ME RAKI KUMBULLE TE ZIER DY HERE,,,KU DO TA GJEJME NJE TJETER SI CUNI I RISTANAJVE,,,