Deputetja e Partisë Socialiste për Lushnjën Tatjana Nurçe, ra në sy gjatë seancës së parë të mbajtur në Kuvend, për shkak të veshjes së saj me të zeza.
Ajo ka ka folur pasditen e sotme te ‘Rudina’ në emisionin Klan për dhimbjen e madhe shpirtërore që ka përjetuar me vdekjen e djalit dhe të vëllait në një aksident tragjik.
Një ngjarje tepër e rëndë për një grua, e cila humbi në të njëjtën ditë dy persona të rëndësishëm, djalin dhe vëllain, por deputetja Piro siç duket ka arritur t’ia dalë mbanë të mposhtë dhimbjen.
Deputetja rrëfen se ishte nata e vitit të ri 2015-2016, teksa po bënte gati pakot e festës së Vitit të Ri, ku mori mesazhin e humbjes së jetës së djalit dhe të vëllait.
Ajo thotë se ende jeton dhe Toni, djali i saj i ndjerë dhe i vëllai janë kthyer engjëllit e saj mbrojtës.
‘’Unë nuk e mendoj këtë, merrem me punë, kam një familje për të ngushëlluar, një familje për të uruar’’, thotë ajo.
Nurçe rrëfeu natën kur ndodhi ngjarja. Ajo zbuloi se mori vesh që diçka e keqe kishte ndodhur përmes një mesazhi.
“Zoti më mbajti mendjen e kokës”, tha deputetja, ndërkohë që tregoi se në ato momente familja e saj po përgatitej të festonte Vitin e Ri.
“Kam patur dy siklete në jetën time, është vëllai im Isufi dhe djali im Toni me të cilin ngritëm një biznes elitar në Lushnje.
Të flasësh për ta është shumë e rëndë, por duket se teoria e kompesimit funksionon them se edhe Zoti ndaj më dha atë lloj biznesi.
Kënaqem shumë kur martoj dy njerëz.
Tani fatkeqësisht do t’i shoh nga larg. Ishte nata e Vitit të Ri 2015-2016, unë isha duke bërë pako për njerëzit që duhej t’i respektoja.
Fola me fëmijët dhe vëllanë dhe ashtu siç ishim të lodhur po bëheshim gati të festonim.
Më vjen një mesazh i çuditshëm që më kishte ndodhur një gjë.
Me thënë të drejtën tani që e mendoj them: Zoti më mbajti mendjen e kokës.
Unë kisha një djalë shumë të mirë, ai ishte përgjegjës i kontrollit në Tatimet e Qarkut pas një shkolle që mbaroi në Danimarkë.
Por, kështu ishte shkruar.
Nuk është motivi im të vishem me të zeza dhe ta ndjej gjënë.
Djali pak ditë para se të ndodhte kjo gjë më sjell rroba që i kishte bërë ime motër Mirela Nurçe dhe më tha: Nëse t’i do heqësh rrobat e zeza nuk do t’i veshësh më kurrë, por për dajën nuk të them gjë.
Unë tani jam 59 vjeç nuk mund të vishem me të kuqe”, tha Nurçe.
E ndoqa zonjën deputete gjate emisionit. Ngushellime per humbjet e njerezve të saj të dashur. Ajo që më la mbresa ishte se pas nje kohe tepër të gjatë, më në fund, arrita të dëgjova një deputete të fliste si njeri i thjeshtë per veten e saj, per njerezit dhe hallet e elektoratit te saj. Deri tani kemi qenë të enjtur me “çafka” qe bejne sikur dinë shumë, që bëjnë si “garipe”, shfaqen me nje “tangerllëk” të pa parë dhe fals dhe që qe jane bërë me keq se drejtuesit e partive të tyre.