Me buxhetin 2018 do të rimbursohet jo vetëm insulina për diabetikët e çdo moshe, por edhe fishat e diabetit për të gjithë fëmijët e Shqipërisë.
Lajmin e mirë e ka bërë publik Kryeministri Rama, i cili ka zgjedhur që mesditën e sotme të vizitojë një familje në Kombinat, ku vajza e vogël e shtëpisë vuan nga sëmundja e diabetit.
Gjatë një bisede miqësore të transmetuar në kanalin ERTV në facebook, kryeministri njoftoi se mesatarisht, rimbursimi do të sjellë 1.2 milionë lek në vit kursim për familjet.
Në këtë vizitë kryeministri shoqërohej nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila deklaroi se do të hiqet edhe vatja e diabetikëve në zyrat e shërbimit social një herë në vit për dokumenta.
Përveç rimbursimit, qeveria ka vendosur që fëmijëve të diagnostikuar me diabet tu paguhen librat shkollorë.
Nje lajm shume i mire per te gjithe ata qe kane te aferm apo familjare me diabet. Bravo qeveria dhe zonja ministre qe po filloni ti jepni fryme shendetesise.
Ju lumte per kete pune te mire qe keni bere per diabetiket. Ka qene e domosdoshme dhe me ne fund u realizua. Duksese ne punet ne vazhdim