Komisionerët, PD hap "çadër" tek Ligjet, largohet sërish nga salla

14 Nëntor 2017, 10:46Politika TEMA

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar me debate për kandidatë për komisionerë të propozuar nga Avokati i Popullit.

Në seancën dëgjimore, deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se procesi është në kundërshtim me ligjin, duke kërkuar analizimin e tij.

Në proces nuk ka kandidatura të përzgjedhura nga shoqëria civile. Ky proces është në kundërshtim me ligjin për Avokatin e Popullit. Të anulohet procesi dhe të rifillojë procesi i zgjedhjes së kandidaturave. Të ketë bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e të drejtave të njeriut,” tha Halimi.

Pas debateve, deputetët e opozitës janë larguar nga komisioni parlamentar i Ligjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje