Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi është i ftuar sonte në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” për aktualitetin politik.
Imuniteti i Tahirit, reagimi i opozitës, por edhe shumë çështje të tjera brenda PD dhe për qeverinë do të komentohen nga ish-deputeti i PD sonte në Report Tv.
Nëse do ishin në parlament do të votonit kërkesën e prokurorisë për lejimin e arrestimit të Tahirit?
Po! Pasi do i përkisja opozitës, e cila kishte një qëndrim të unifikuar. PS duhet të kishte një qëndrim tjetër, pasi dëmin më i madh iu shkaktua shumicës. Rama dhe qeveria u ekspozuan si njerëz që bën gjithçka për t’i ikur së vërtetës. Mazhoraca duhet të ishte e hapur për drejtësinë, për të mos qenë pengesë politika. Politika është si enët komunikuese, kur bie njëra, merr tjetra, por nuk mund të them se e kapitalizmi opozita.
E mbrojti Rama apo e shiti Tahirin?
Nuk jam i sigurt. Tahiri u kap në flagrancë dhe cdo gjë që mudn të bënte Rama ose të bëj është e pavlefshme. Qeveria sot është e rrënuar për shkak të asaj cështje, e cila jo vetëm përligj akuzat e opozitës, por tregon degradimin e një stili qeverisje. Opozita nuk ka ditur ta kapitalizojë, pasi cështja Tahiri tregon rënien e sistemit. Është një kambanë alarmi që duhet të krijojë një lëvizje të re politike, të cilën i takon ta bëjë opozita. E kam fjalën për një shkundje.
Ishte një aksident politik, nuk ishte një hetim
Ishte një dhuratë që na erdhi nga parterët dhe ishte e mirëpritur
Rama tha se nuk kam lidhje me këtë histori, a iu duket e besueshme?
Jo! Sepse për shkak se aksidenti shkoi te Tahiri, kjo do të thotë se ky fenomen është dominant dhe partnerët e kanë evidentuar dhe theksuar. Qeveria është e rrënuar dhe e ka të vështirë që të dalë në sipërfaqe pas kësaj që i ndodhi.
E vetmja gjë që e ndihmon është që opozita nuk është në lartësinë që duhet për të bërë një kurban më të madh. Kanabizimi ka qenw fenomen me licencë shqiptare.
Domethene raporti me kauzen e Tahirit eshte themeli i PD-se? Kjo eshte pengesa themelore qe nuk e le PD-ne te behet, pra qendrimi ndaj Tahirit?
Pa na thuaj o Patoz, cili eshte raporti i PD-se me Marreveshjen per Detin Jon?
Po raporti i PD-se me 4 te vraret ne Sheshin Skenderbej?
Po raporti i PD-se me te djathten historike (jo tuajen, se ju nuk jeni e djathte, ju jeni thjeshte njerzit qe vrate popullin shqiptar me doren e djathte dhe e vodhet pasurine kombetare me doren e djathte).
Ke mbaruar Patoz, edhe si gazetar, edhe si analist, edhe si politikan.
Deri këtu je në pozicionin e një luftë hienash. Jo se Tahiri është burrë i mirë, por se ushtar i Xenit ishe dhe stu ndie zëri kurrë na për krimet, as për vjedhjet e Saliut, familjes së tij apo PDsë.
Politikisht po jeton si necrofag që jeton me kufomat e të tjerëve. Basha, Rama, Tahiri…, por problemi është se ti je shumë i vogël për tu ushqyer me dështimet e tyre.
Politikisht mund të kishe bër diferencën, po qe se do të kishe denoncuar publikisht qëndrimin e Bashës ndaj Himarës. Apo pozicionin grekofil të PDsë aktuale. Apo takimet e Bashës në ShBA me fashistët e vorioepirit.
Këtu nuk po sulmon thjesht Bashën, por politikisht ju tregon të gjithëve qëndrimin tënd të kundërt dhe parimor.
Po hiç. Politik ish ti nuk ke asnjë valencë. Asnjë qëndrim. Je dhe ngelesh krijesë berishiste intrigash. Një karton i Berishës që voton pa tru shitjen e territorit apo shqyerjen e çdo sektori strategjik vetëm për interesin familjar të Berishës. Dhe ata pa shumë ceremoni të shporrën me një të rënë të lapsit, duke të zëvendësuar me djalin e Fahri Balliut. Sepse e dinin që politikisht nuk kishit për ti gjetur asgjë nëse ndryshuan një vegël me një tjetër akoma dhe më mediokre.