Bisedimet me Athinën, Rama: Koha për t’u parë sy më sy, partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë

13 Nëntor 2017, 16:51Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka komentuar bisedimet në Kretë mes ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun grek Nikos Kotzias, mbi zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve. 

Rama tha se po hapet një kapitull i ri dhe është koha për t’u parë sy më sy me fqinjët dhe për të zgjidhur problemet:

“Greqia për ne është një partner strategji dhe duam të kemi një traktat dhe jo probleme që pengojnë marrëdhëniet tona dhe ecurinë e një partneriteti strategjik.

Ne na vjen mirë që më në fund palët janë në tryezë deh diskutimi nuk bëhet me deklarata në distancë.

Na vjen mirë që të gjitha çështjet trajtohen në mënyrë racionale.

Është një proces që vazhdon dhe jo i lehtë, por është një proces që vjen si rezultat i durimit dhe qetësisë që na kanë shpërblyer në fund me këtë mundësi për t’u parë sy më sy dhe për të folur hapur për çështjet që na shqetësojnë.

Duke inkurajuar ministrin e jashtëm dhe skuadrën për të ecur përpara në këtë rrugë dhe duke ofruar mbështetjen për këtë rrugë, kam besim se këto çështje do adresohen deri në fund dhe mes dy vendeve do hapet një kapitull i ri dhe bëjmë gjithçka që kjo situatë krizash të kthehet në një situatë mundësish. Shqipëria ka partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë”.

7 komente në “Bisedimet me Athinën, Rama: Koha për t’u parë sy më sy, partneritet strategjik me Italinë, Turqinë dhe Greqinë”

  1. FBI says:

    Me pelqen Edvini ,Ai e mbajti fjalen i zhduku politikisht Camet,tani eshte rradha greke per leshim.Bravo Edo je boos ,i shkatrove nacionalistet koqezi dhe camet.

    1. ben says:

      Ja pra niko kocia thiri bushatin ne krete dhe brenda nates Greqia na behet partner strategjik i shqiperise.
      2 shpjegime ka kjo gje
      1) ed rama ka qene kokra e mashtruesit per gjithe keta vjet se greqia nuk na qenka e keqe si thoshte ky me pare
      2) edi ramen e kane kapur keq greket dhe nuk ka nga leviz bythen.
      Pra ngado qe ta kthesh e ta vertitesh nje gje e kupton kushdo nuk eshte mire te kesh km nje mashtrues dhe sidomos nje trafikant droge sepse heret ose vone ti vene koqet ne bige sic ja vune greket edi rames.
      Na nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve dhe banditeve. Vertetim me te madh se edi rama nuk gjeni dot tjeter ne bote.

    2. mirel says:

      Fare e vertete. Diplomacia shqiptare i ka varrosur camet njehere e mire. Esjte terhequr aq mbrapa sa pazaret nuk behen me te camet, por te territoret shqiptare..deti dhe varrezat.
      Domethene diskutimi ka kaluar nga camet me ne veri, ne trojet e Republikes shqiptare.
      Keto jane traktatet e Ramutit.
      Partner strategjik thote, dhe hajt sa krahu shqiptareve

  2. Theatrical says:

    moooos..jo Turqine se do merziten kurdet e anastasit hahahahahahahahaa

    1. adi says:

      Turko
      U desh nje nate ta theriste nikua dhimitrin ne krete
      Qe rilindja mbas 5 vjetesh te deklaroje se greqia qenka partner strategjik. Mos u merzisni se nuk keni pare asgje akoma.
      Po do te maresh vesh ca do ndodhi ne ballkan duhet te degjosh ca thone per kete ne Washington. Dhe ai tipi qe i futi hurin jevgjve sunite ne siri (donald e ka emrin) e tha me gojen plot qe greqia eshte faktori i stabilitetit ne ballkan dhe mesdhe. Menjehere mbas kesaj Nikua thiri ne raport edhe ministrin e jashtem turk pastaj edhe ate shqiptar, te dy ne Krete andej nga amerika do kontrolloje mesdheun. Rastesi ?????
      Ps: kur do e vene greket ramen te kerceje ne buzuq???

  3. mirel says:

    Problemi eshte deti i pandryshuar, jane kufijte e rrezikuar nga varrezat greke..traktat eshte mareveshja e Bashes.
    Cilit i qendron Ramiu?

  4. KodraSadikit says:

    Ne raportet me Greqine qdo gje duhet te jete reciproke ! Qamerija te behet e pavarur e Arvanitasit te gezojne te drejten e shkollimit ne gjuhen amtare.Gjuha shqipe te behet gjuhe e dyte zyrtare atje .Kjo do te ndodhe sepse realiteti e struktura e popullsise se atij shteti e percakton kete fakte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje