Deputetët e opozitës kanë braktisur debatin në Komisionin e Ekonomisë, pas një sherri mes kryetarit Erion Braçe dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.
Përplasja mes tyre ndodhi gjatë seancës së pyetjeve me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, kur deputeti Shehaj replikoi me Braçen duke i thënë se kostumi që mbante veshur nuk justifikohej me të ardhurat e tij.
Kaq ka mjaftuar që Braçe të revoltohet, duke deklaruar se xhaketën e ka qepur një sitilist shqiptar dhe se ajo nuk kushtonte më shumë se 100 mijë lekë.
Madje deputeti socialist, në acarim e sipër, i tha Shehajt se ishte i gatshëm të zhvishej dhe t’i tregonte edhe kanatieren.
Mes shkëmbimit të replikave, Braçe shkoi më tej duke e akuzuar deputetin demokrat se në biznesin që ka drejtuar deri dje, i ka trajtuar punëtorët si skllevër.
Pas kësaj ishte radha e Shehaj të shpërthente duke i kërkuar Braçes ta tërhiqte mbrapsht atë cilësim, gjë që nuk ndodhi dhe bëri që deputetët e opozitë të largohen në shenjë proteste.
Pjesë nga debati:
Agron Shehaj: Nga një ish-gazetar i Zërit të Popullit e prisja këtë gjë.
Erion Braçe: Ky gazetar i zëri të popullit asnjë herë nuk e ka vënë kokën në trotuar, jo si ti që e ke kostumin 1500 euro.
Agron Shehaj: Po ti sa e ke blerë kostumin?
Erion Braçe: Mund të të çoj unë tek një djalë në Shkodër që të bën një kostum me 300 mijë lek.
Agron Shehaj: Kjo është sipër pagës mesatare në Shqipëri
Erion Braçe: Po po është sipër, edhe asaj pagës që i paguan ti skllevërit në call center-at e tu
(Debati ndërpritet për disa minuta, më pas vijon sërish)
Erion Braçe: Kur merresh me xhaketën time, shikoje çik xhaketën time. Tregoja çik xhaketën tënde. (I drejtohet kamerave, “kapjani pak xhaktën”)
Erion Braçe: Po deshe të tregoj edhe kanotjeren.
Agron Shehaj: I quajte skllevër bashkëpunorët e mi… ( Fiket mikrofoni dhe largohet nga mbledhja bashkë me deputetët e tjerë të PD)
Arben Ahmetaj: Erion, pyete për mandatin. Se ka lënë brinjët për mandatin në Vlorë.
Ahmetaj për Shehajn: Është në konflikt me ligjin se tani që është deputet, s’mund të jetë administrator (Shehaj drejton IDS), po mbase s’e kupton.
Më poshtë video e përplasjes Shehaj- Braçe në komisionin e Ekonomisë:
“boll më…mos e zgjat më”…. gjuha Braçes,gjuh vulgare e një grindaveci ordiner,me tone kërrcënuese,
mbushur me mllef e plot emocione,gjuha e një komunisti ekstremist.
ja paska dale ciaua lugatit kryeminister..ham ham
Kush jane problemet e qytetareve?? dhe me se meren keta , me llafe grash ne treg , meren me kostume me kanatjere me benevreqe , dhe me te tilla qe meren dhe bejne sikur zien , paguen ekstra nga tatimet e popullit me te varfer ne europe ……cte thuash , fshati digjet dhe kurva krihet ………..
I ke larë duar me lëndët kimike të sirisë o Buçe.
Për bëmat e tua duhet pyetur në Berat, kopil muti.
Mjere ky poull , qe pret nga ky oarlament. Ketu ligjvenesit shkojne per te treguar moden dhe jo per te zhjidhur hallet e popullit.
Braçes dhe deputeve socialist,
Keto z Braçe i themi dhe ne i komentojme dhe ne i shkruajme dhe ne…
Ju me çfare merreni konkretisht???
Perse nuk i drejtoheni prokurorise per rrogat” skllave”????
Perse z.BRACE lejoni keqperdorimin e puntoreve?E keni ngritur zerin ne grupin parlamentar te PS?Keni bere ndonje sugjerim tek KM juaj?