Tha me shaka se Salianji ‘do rrahur’, PD kërkon përjashtimin e deputetit të PS Ndreu. Ruçi: Ndodhi në Komision...!

13 Nëntor 2017, 13:05Politika TEMA

Partia Demokratike i ka kërkuar sot Byrosë së Kuvendit të marrë masë disiplinore për deputetin e PS-së, Pjerin Ndreu.

Sipas kërkesës së depozituar, PD kërkon përjashtimin me 10 ditë nga punimet parlamentare të deputetit Pjerin Dreu.

Kërkësa lidhet me situatën gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar te Sigurise, ku Ndreu kërcënoi deputetin e PD-së, Ervin Salianji, duke i thënë “ti do rrahur”.

Por, fill pas kerkeses, Byroja ka vendosur te mos marre asnje mase ndeshkimore ndaj deputetit te PS-se. Kryetari i Kuvendit ka deklaruar se “Kjo mbledhje nuk mudn ta shqyrtoje kete rast”.

Sipas Rucit, “Byroja nuk ndeshkon kur njerezit shahen neper komisione”.

Pjesa e debatit ne komision 

Paulin Sterkaj: Ne mund të diskutojmë me dyer të mbyllura për çështjet teknike. Ka një çështje nën hetim dhe le t’ia lëmë Prokurorisë të hetojë dhe të mos bëjmë ne hetuesin dhe gjykatësin. Këtu nuk je në televizion, këtu je në komision, prandaj të mos zgjatemi shumë, këtu kemi të bëjmë me çështje teknike, jo me çështje politike.

Ervin Salianji: Paguhem nga taksat e qytetarëve dhe do të bëj pyetje dhe dua përgjigje. Edhe mund ta zgjasin, 3 ditë, 4 ditë, për këtë punë jemi këtu.

Paulin Sterkaj: Ti mor djalë je i karikum si bilbil mali, a m’kupton, kështu që ule i fije tempin. Mos më shif ashtu, se po më komplekson!

Pa mikrofon, deputeti socialist Pjerin Ndreu e quajti deputetin Salianji provokator, duke i thënë “ti do rrahur”.

Pjerin Ndreu: Ti je provokator, se po të rrahi….

Ervin Salianji: Kujdes kur më drejtohesh mua ti! Kujdes kur më drejtohesh mua ti!

Ndreu pas sherrit: Bera shaka  

Në një status në faqen e tij në Facebook, Ndreu shkruan se ka bërë shaka me Salianjin.

Ne lidhje me nje konference per shtyp te Salianjit te PD qe gjoja e paskam kercenu ! E para nuk kam kercenu askend por po benim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjehere e merr seriozisht ! E dyta une e kuptoj se ka deputete delirante qe kerkojne alibi per ndonje medalje ne politike dhe mezi presin te bejne kastravecin dhe viktimen . Por te rrine te qete se nuk nuk do i japim kenaqesine qe kerkojne me ngulm duke provoku ne cdo rast. Ne do vazhdojme punen pa u prrovoku nga askush duke i lene ne budallekun e vet keta ekzemplar qe stermundohen te imitojne dike e te qurraviten para kamerave me kercenime qe nuk ekzistojne !

Reagimi i Salianjit 

“Mbarështuesi i kastravecave zoti Ndreu, më ka kërcënuar dhe më ka lënë pa gjumë… dhe kështu, i shqetësuar nga kastravec rritësi, mendova njëherë ti shkruaj një letër të hapur, kryekastravec rritësit të atdheut tonë, që të më çojë nja dy roje nga 100 rojet e veta të Gardës… mirëpo kur i kishte shkuar në vesh kryeministrit kastravecrritës kërkesa ime, më çoi fjalë e më tha se: Pjerini e ka pasion kërcënimin, por në thelb është vetëm një qingj i butë që pi shumë nana… Sepse është malsor i zbutun dhe ka dëshirë ti ulurijë Hënës si dikur kur ishte ujk Malcie, po qyteti e ka zbut, kurse politika e ka bërë kunadhe… kaq për sot Pjerin.

1 komente në “Tha me shaka se Salianji ‘do rrahur’, PD kërkon përjashtimin e deputetit të PS Ndreu. Ruçi: Ndodhi në Komision…!”

  1. Zigur Qarri says:

    Ore,jan ne rregull keta te PD-s?!Ky eshte perserites,ky e ka vendin ne burg.
    Ndreu duhet te denohet dhe te largohet pergjithmone nga politika.
    Ajo gjuh rrugaçesh eshte e patolerushme,duhet te denohet edhe tek femijet,
    dhe jo me tek keta,”perfaqesuesit e popullit,apostujt e moralit”.Cublliku i
    tij eshte frymezim per rinine,apo nuk ka tjeter gje se çfar te ofroje?Keshtu
    eshte kur ngrihet dikush vetem per merita militante!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje