Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është ende e pavendosur për votimin e buxhetit të vitit 2018.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka dhënë arsyet se pse kjo forcë politike nuk e voton buxhetin e vitit të ardhshëm ku thekson se ai dëmton shtresat në nevojë dhe favorizon oligarkët.
’’Grupi pas shqyrtimit konstaton me keqardhje disa pasaktësi që ky buxhet ka, së pari TVSH-ja për biznesin e vogël, ulja e këtij kufiri është një problem kapilar për këtë biznes. Është një masë që shkon përkundrejt intreresave të një popullate të tërë. Është nJë masë e cila do të favorizojë oligarkët.
Masa të tjera që e bëjnë të pakapërcueshme situatën është dhe çështja e taksave që në konflikt me Kushtetutën, Qeveria zhvesh Parlamentin nga e drejta që ka për taksat, duke favorizuar klientët kriminalë të saj. Kjo është diskriminuese deri në palcë për të gjitha shtresat e tjera.
Favorizohen skandale të tjera, si rritja e taksës së banesës, përkundër të gjithë shteteve të tjera. Është shumë e qartë që ka një qëndrim të errët dhe favorizues ndaj pasrtimit të parave që janë koncensionet.
Unë e sfidoj qeverinë dhe të më thojë qoftë edhe një investim të madh që vjen nga ana e investitorëve të huaj”, u shpreh ndër të tjera Vasili.
Edhe ekonomine e financat i njohkërka Sanitari?!
Ky “shkolleshumi i enverit” as sanitar nuk eshte e jo me te njohe ekonomine dhe buxhetin. Nqs ka verejtje per buxhetin te marri ca nga buxheti i familjes meta dhe sojit te tij dhe ti kaloje ne shtet. Vetem keshtu rregullohet kjo pune, e cila shpresojme te behet sa me shpjet.
O shenVasili i gjore.Shkon andej nga fryn era.Ishe 8 vjet ne pushtet dhe tu ofruan plot mundesi per te miren tone.Asgje sbere.Sales iu lepive,Edishalgjatit po ashtu.Tani na ben disidentin.Ik more fytyre Hitleri,meso tu japesh ndjesi pozitive njerezve.Do te behesh ptotagonist.Sje nje e njemijta e Sales dhe Edit.