“Greqia”, deputeti i PD Shehu: Bushati duhej të përgatitej, jo këngë e valle. Ne e bënim më mirë...!

13 Nëntor 2017, 19:07Politika TEMA

Deputeti i PD, Tritan Shehu e cilëson si të dështuar takimin mes Bushatit dhe Kotzias në Kretë për të zgjidhur problemet mes dy vendeve. Ai shprehet se ministri i Jashtëm shqiptar duhet të shkonte i përgatitur, pasi takime të tillë nuk mbahen me këngë dhe me valle.

Sipas Shehut, dosjet duhet të ishin të përgatitura përpara dhe ministrat të mbyllin një proces të përgatitur më parë nga stafet.

Zoti Shehu në gjykimin tuaj çfarë ka ndodhur?

Politika e jashtme nuk është pronë e askujt është element që duhet të jetë i lidhur me të gjithë. Politika e jashtme kërkon konsulta të vazhdueshme. Unë bëj përgjegjës të gjithë qeverisjen e majtë, që vuajnë nga një sindromë e rrezikshme.

I të menduarit që bota fillon me ta, dhe vetë deklaratat që do zgjidhim problemet “70-vjeçare janë qesharake”. Greqia është fqinj, vend anëtar i NATO dhe BE që na ka mbështetur.

Kemi pasur probleme dhe këto probleme janë zgjidhur hap pas hapi, marrëdhëniet deri në 2013 ishin shumë të mira, më pas u shkatërruan, por u vështirësuan edhe në rajon me Maqedoninë dhe me Italinë. Boshti është kthyer drejt disa marrëdhënieve preferenciale, si Serbia duke kaluar një cak dhe limit.

Çfarë është misterioze në bisedimet me Greqinë?

Duhet të jemi të qartë me diçka, takimi i dy ministrave kishte kohë që ishte përgatitur dhe servirur. Gjithë ecuria e marrëdhënia ka qenë negative, pra edhe si e tillë nuk mund të zgjidhej në një apo dy ditë.

Unë mendoj që takimet janë pozitive, por kërkojnë përgatitje serioze, nuk mbahen me këngë dhe me valle, pasi nuk sjellin gjë këngët dhe vallet.

Dosjet duhet të ishin përgatitur përpara, edhe ministrat të mbyllin një proces të përgatitur më parë nga stafet. Dhe jo duke dalë me një deklaratë që nuk thotë asgjë.

Ju mendoni se nga takimi nuk pati asnjë rezultat?

Duke lexuar deklaratën nuk është bërë asgjë. Në takime shkohet me përgatitje dhe jo për këngë dhe për valle. Realisht nga ai takim nuk doli asgjë.

Mendoni se fajtore është gjithë politika shqiptare?

Marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur vështirësi, por me vullnet i kemi tejkaluar. Ne kemi pasur në vitet 1994 vështirësi, por i kaluam dhe nënshkruam traktatin e miqësisë, kulmi i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Greqia edhe në mandatin tjetër të Berishës, bashkëpunim për heqjen e vizave. Drejtuesit e Shqipërisë në politikën e jashtme kanë treguar amatorizëm, kemi humbur kaq shumë pikë dhe kemi shkuar larg interesave tona.

Shkaku është për mua amatorizmi, një ide absurde që kanë rilindësit që; Bota fillon dhe mbaron me ata.

Pra për ju përgjegjës është Bushati?

Jo! Nuk është kjo, bëra përgjegjës të gjithë rilindjen.

Takimi ishte pas asaj që ndodhi në Himarë, a ka ndikuar edhe kjo ndërhyrje?

Unë çështjen e Himarës e shoh ndryshe. Kishte arbitraritet, korrupsion dhe veprimtari jo ligjore. Nuk zhvillohet Himara pa mirëkuptimin e komunitetit, por edhe të Shkozës bashkë dhe Velipojës. Qeveria ka treguar arrogancë me qytetarët.

Do të ketë edhe një takim në Shqipërisë, a do të jemi më shpresëplotë?

Mund të takohen në Tiranë, Greqi apo Bruksel, por kur të takohen duhet të përgatiten mirë dhe jo të dalin me deklarata boshe.

12 komente në ““Greqia”, deputeti i PD Shehu: Bushati duhej të përgatitej, jo këngë e valle. Ne e bënim më mirë…!”

  1. petrit says:

    Qelbesire, siguirsht ju i bete mutin, shitet truallin shqiptar. Kjo ishte puna juaj, e qe duhet denuar sipas Kushtetutes e ligjeve shqiptare. Per kete problem nuk duhet heshtur nga politika e organet e ligjit.

  2. Sigurimsi pd says:

    Ju e bet me mire kur ja falet.

  3. Ollga Toronto says:

    O Z.Petrit,pse ja beni me te lehte fajin Sali Qenit,nuk ja shiti detin (keshtu shprehen shume komentues) por ja fali para zgjedhjeve te 2009-es,konkluzionin bejeni vet.

  4. Populli says:

    Po pse nuk fshihesh gjekundi o i mjeri Tritan? Mund te te behej me mire sesa te mbrosh ceshtje qe ju kriminalizojne juve dhe partine tuaj kombetarisht.
    Dhe me ne fund, per cfare u shquajte ti si Minister i Jashtem qe po jep mend? Per cfare u shqua Lulzimi yt?
    Fhsihuni more te mjere, fshihuni, ikni fare nga ky vend se mund te jete denimi me i lehte per cfare i krijuat Shqiperise me shitjen e Detit Jon.
    IKNI!!!!!

  5. Gentian says:

    Shehu nje jeri inmoral, ti fute dhe nzite ne Elbasan banden e Tan Kateshit! Vetmja gje qe duhet te beni per miren e Popullit te shkoni ne burge me bashkepunuesit tuaj ne tranzirat 97! Flet ti, ti Shqiperine e shet per nje Prase qe more ne Lushje!

  6. ceni boston says:

    Te konsultohej sic u konsultove ti me preshin besoj! Po ik o shko andej nga spitali dhe bej mjekun se ajo te shkon! Edhe sikur te hash ndonje presh andej nuk te mer vesh njeri!

  7. Al says:

    Tritano..nxirre prasin nxirre boll e mbajte mrena!

  8. Iliri says:

    Prandaj nuk vjen PD ne pushtet ndonjehere se ka te tille budallenj.Ata qe bene kete mareveshje duhet te denohen per shitje te teritorit jo do benin me mire ata.Me mire per kete budallain do ishte tju kishin dhene dhe ca siperfaqe toke.Turp qe na kan qeveris keta soj plehrash

  9. Loreta says:

    Ti pleher ne se do mbahesh mend, do mbahesh mend si i vetmi burre ne tere shqiptarise per …PRESHIN

  10. Xhoni says:

    A ti do preshin se ka filluar te te kruhet prape.

  11. Shiptar Çam says:

    Ky “shehu” faktikisht duhet ta kete “serbi” ose me qarte “Greku” Ke “mbronte”duke I shitur nafte Milloshevicit; ose kur I fali detin Simitisit??!
    Keta nuk mund te perfaqesojne Shqiperine as kur jane ne qeveri dhe aqeme pake kur ndihen “Opozitare”
    Me Berishe, sheh Mustafaj, Dade , Zogaj e Rama me shoke rilindas duhet te zhduken nga faqja Shqiptare. Atanuk jane te kesaj Toke as te Detit dhe aqe mepake se nuk e njohin DINJITETIN KOMBETAR SHQIPTAR!.
    Mjere Shiperia qe ka mbetur ne ato “MENDJE TE NDRITURA ANTISHQIPTARE?!” Edhe persa kohe do vazhdoi kjo mesele??!

  12. Jimi says:

    Gabimi me i madh i intervistuesit eshte se, permend litarin ne shtepine e te varurit!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje