"Greqia", Kodheli: Gati traktati i partneritetit, ligji i luftës nuk zgjidhet për 3 ditë

13 Nëntor 2017, 21:35Politika TEMA

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm parlamentar, Mimi Kodheli ka komentuar bisedimet Shqipëri-Greqi, të zhvilluara këtë fundjavë në Kretë mes ministrave të jashtëm Bushati e Kotzias.

E ftuar në emisionin “Passport” të gazetarit Arbër Hitaj në TV SCAN, Kodheli vlerësoi dialogun, duke u shprehur se vjen në një moment kyç, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve tashmë kanë pësuar një ndryshim pozitiv.

Deputetja e PS, e informuar nga bisedat me ministrin Bushati, zbuloi se tashmë është shumë pranë firmosja e një traktati partneriteti strategjik me vendin fqinj.

“Jam e bindur që dinamika do të na çojë drejt një traktati partneriteti strategjik, i nevojshëm për Shqipërinë aq sa edhe për Greqinë. Duhet të ecim në këtë rrugë duke shpresuar të heqim ligjin e luftës, por të heqim edhe probleme të tjera që na prekin, si kufiri detar. Probleme që sot duken si të pazgjidhshme, por në fakt nuk janë”, tha Kodheli.

Ish-ministrja e Mbrojtjes ka komentuar më gjerë mbi tematikën e ligjit të luftës, akt të cilin ajo e quajti të pamerituar nga Shqipëria dhe se nuk reflekton marrëdhëniet e sotme.

“Ligji i luftës nuk na ka penguar të emigrojmë, të kalojmë pushimet në fqinjin jugor, apo i ka penguar grekët të vijnë tek ne, por heqja e tij është një çlirim për këdo të interesuar në mbarëvajtjen e punëve mes dy shteteve. Është dhënia e një të drejte, pasi jemi një vend që historikisht nuk është thënë të kemi pushtuar njeri apo të kemi treguar agresiv ndaj fqinjëve tanë. Nuk e kemi merituar asnjëherë vendosjen e një ligji lufte”, tha Kodheli.

E pyetur nëse diçka e tillë mund të arrihet së shpejti, Kodheli u shpreh se kjo është një problematikë e nxehtë, e cila merr burim ndër vite.

“Është e pamundur që problematika të ardhura nga thellësia e viteve dhe dekadave të mund të zgjidhen nga një vizitë 3-ditore”, shtoi Kodheli.

6 komente në ““Greqia”, Kodheli: Gati traktati i partneritetit, ligji i luftës nuk zgjidhet për 3 ditë”

  1. greko maskara says:

    Domethene keni rene dakort qe ligji i luftes do te hiqet kur te vdes cami i fundi i lindur ne greqi keshtu nuk mund te kerkojne me pronat e tyre!

  2. Alba..Dar says:

    ‘–‘ Edhe dhelpera e “ZEZOPIT” . kur si arriti dot rrush , ashtu tha. ….S’ jane pjekur akoma, ,,,…duan dhe ca kohe. !!!! ???
    ….Shqipeeris …ne keto vite shkojne per shtat vargjet e MJEDES….O moj Shqypni. E mjera Shqypni.
    .

  3. lato says:

    Nuk e hedh kot vallen Palikari greku.Le ta mbaje ligjin e luftes,ju Mos prekni detin,se per ate behet loja!Ligjet e grekut jane lloqe,jane rrjeta peshku ku bien shqiptaret.Deti jone eshte i shenjte dhe nuk preket!

  4. Lili says:

    Dmth ,ne pranojme cdo gje e grekia asgje..
    Sa ia kane shtremguar b.. ketij kryeministrit tone!
    Tash vetem tradhtia me radhe do presim nga kjo qeveri te abortuar.

  5. Lili says:

    Jo,vertet qe 27 vjete qe kerkohet heqja e ketij ligji,nuk kane pasur kohe greket me menduar si te hiqet…
    Me nje firm te thejsht hiqet o budallice.
    Ligji nuk ka baza per te qendruar edhe pike.
    Po grekia eshte shtet e nuk i ul breket pse ia kype,sidomos ti «  stripteasesa » e tyre..

  6. Xha Sulua says:

    Më fakt janë dy ditë zonja Kidheli. Që folët dhe ju diçka e bëni sepse ju takon nga karrikja që keni marrë. Kur thoni që problemet nuk zgjidhen për tre ditë këtu çvlerësoni punën e madhe që ka bërë paraardhsja jote. Ajo ishte anëtarece delegacionit ppresidencial dhe ka deklaruar se vizita ishte më shumë se e shkëlqyer. Ky është.një rast për t’ju ndihmuar ju që bisedimet kanë vite që po zhvillohen , mos harroni dhe traktatin e miqësisë të Z. SAL, i cili nga lavdet e mëdha shiti.më pas edhe detin. Zonjë jo tre as dy ditëi por janë 105 vite që “zihemi” “pajtohemi” flasim me njëti-tjetrin dhe, jo që nuk zgjidhim çështje as të vogla e as të.mëdha, por pala tjetër duke gjetur servilë dhe të korruptuar na krijon gjithnjë probleme të reja. Së fundi po doni të flisni, lutemi të flisni hapur dhe mos na tregoni orët apo ditët, por tregoni këllqet e shtetit që fat keqësisht ka dekada që drejtohet jo nga përfaqësues
    të përgjegshëm dhe profesionistë.
    Xha Sulua

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje