Marijuana nuk është drogë
Kur është puna për tymosjen, në Korenë e Veriut nuk ka tabu. Shumë prej banorëve e njohin mirë drogën dhe e tymosin rregullisht. Përdorimi i apo shpërndarja e drogës kristal si metamfetamina dënohet me vdekje, marijuana nuk hyn në listën e drogave. Bima nuk konsiderohet si drogë dhe banorët e konsumojën lirshëm.
Në Korenë e Veriut është viti 102
Kalendari Juche u miratua në vitin 1997 dhe bazohet në ditëlindjen e Kim Il Sung, 15 prill 1912. Ky moment njihet si 1 juche dhe kalendari funksionon njësoj si ai gregorian.
Qyteti fantazmë në kufi
Sipas qeverisë koreane, qyteti i Kijongdong, i cili ndodhet në zonën e demilitarizuar, ka rreth 200 banesa, një kopësht fëmijësh, shkolla dhe spital. Por qarkullojnë fjalë se qyteti është një provokim, dmth është ndërtuar për t’i nxitur ata të kalojnë kufirin.
Hoteli më i lartë në botë (i papërfunduar)
Me 105 kate, hoteli “Ryugyong” ishte konceptuar si hoteli më i lartë në botë në vitet ’80. Por ndërtimi i tij ndaloi në vitin 1992, kur vendi hyri në një krizë të thellë ekonomike, pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Mediat japoneze kanë përllogaritur se kostoja e hotelit është 750 milionë, praktikisht 2 për qind e GDP-së së Koresë së Veriut. Për një dekadë, hoteli mbeti pezull, derisa një ekip inspektues përcaktoi se ndërtesa ishte e pariparueshme.
Stadiumi më i madh në botë
Me një kapacitet prej 150 mijë vende, stadium May Day është më i madhi në botë. Përveç ndeshjeve të futbollit dhe atletikës, ai përdoret edhe për demonstrimet në nder të liderit komunist. Stadiumi gjendet në Penian dhe është ndërtuar në vitin 1989.
Koreja e Veriut nuk është “vend komunist”
Në vitin 2009, referencat që e lidhnin vendin me komunizmin u hoqën nga Kushtetuta koreanoveriore. “Juche” u bë filozofia shtetërore zyrtare, duke zëvendësuar marksizëm-leninizmin, kur u miratua Kushtetuta në 1972. E krijuar nga Kim Il-sung, Kushtetuta thotë se populli i Koresë së Veriut synon zhvillimin e vendit, me theks në politikë, ekonomi dhe mbrojtje.