Ndonëse nuk e ka kursyer ironinë dhe kritikat për kompanitë private, kryeministri Edi Rama ka kërkuar bashkëpunimin maksimal nga bankat duke folur me superlativa për to.
Në konferencën me bankat për rritjen ekonomike në Shqipëri, Rama zgjodhi ta mbyllë fjalën e tij duke kujtuar themeluesin e shtetit shqiptar. Ai tha se objektivi i tij për një sistem të pavarur bankar në shërbim të ekonomisë së vendit është realizuar.
“Po e mbyll me një shprehje të Ismail Qemali që i shkon shumë jo vetëm konferencës por edhe sistemit që kemi sot.
Një dëshirë e realizuar e atit të shtetit shqiptar. ‘Një sistem i pavarur bankar në shërbim të ekonomisë së vendit do të ishte pavarësia e dytë e Shqipërisë’. Është një objektiv i realizuar.
Kemi një Bankë të Shqipërisë që mbetet model rrezatues për çdo institucion të pavarur në letër dhe që kërkon të jetë i pavarur në realitet. Lum si ju që keni bankat e Shqipërisë!”, përfundoi kryeministri.
Ky po iken per lesh me keq se shoku Sali..