Basha: Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani, Prokuroria të hetojë pastrimin e parave të krimit

14 Nëntor 2017, 12:58Politika TEMA

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas konferencës që pati kryeministri Edi Rama me bankat.

Në një deklaratë për median Basha risolli në kujtesë një raport të DASH që e vendoste Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë.

Ai deklaroi se janë me qindra miliona euro të prodhuara nga droga, në duart e krimininelëve që duan t’i qarkullojnë dhe pastrojnë këto para dhe se nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit, kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pashitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga.

“Në mars 2017, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi Shqipërinë në listën e zezë të vendeve kryesore të pastrimit të parave në botë, e quajtur zyrtarisht Lista e Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave. Është hera e parë që Shqipëria është përfshirë në këtë listë që përditësohet çdo vit. E gjeni në faqen 8 të raportit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve që Departamenti i Shtetit i dërgoi zyrtarisht Kongresit Amerikan.

Qeveria amerikane harton listën duke u bazuar në këtë përcaktim. Vend i pastrimit të parave është ai vend ku bankat bëjnë transaksione parash në shumë të konsiderueshme, të ardhura nga trafiku i narkotikëve.

Në Gusht indeksi i Bazelit e renditi Shqipërinë në 3 vendet kryesore të rrezikut të pastrimit të parave. Janë me qindra miliona euro të prodhura nga droga, në duart e krimininelëve që duan t’i qarkullojnë dhe pastrojnë këto para.

Nuk ka dyshim se bumi i beftë i ndërtimit, kur vendi është në krizë dhe ka mijëra apartamente të pashitura, është rezultat i parasë që vjen nga droga. Nuk ka dyshim se ato koncesione që jep qeveria kur emrat e koncesionarëve fshihen në parajsa fiskale mund të jenë skema të pastrimit të parave. Nuk ka dyshim që kontratat e koncesioneve që Edi Rama i negocion dhe i mban të fshehta mund të jenë pastrim parash”, deklaroi kreu i PD-së.

Ai theksoi se në Shqipëri paraja e ndershme po largohet. “Prej katër vjetësh nuk ka asnjë investim të ri të huaj, ndërsa investimet e brendshme private kanë rënë gjithashtu. Ndërkohë që lulëzon droga dhe trafiqet. Paraja e pistë është duke e përzënë përditë paranë e ndershme.

Edi Rama sot i ftoi shqiptarët që të mos i marrin seriozisht pastrimin e parasë dhe kapjen e ekonomisë nga krimi. Nuk e ka për herë të parë që i fton shqiptarët të qeshin.

Për katër vjet me radhë ai u kërkoi shqiptarëve të qeshnin me akuzat se në Shqipëri mbillej kanabis dhe trafikohej drogë. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin se opozita ngatërronte mushkonjat me avionët. Edi Rama u tha shqiptarëve të qeshnin me opozitën që e thërrisnin Elvisin, Evis. Edi Rama ulej me fshatarët dhe i pyeste me shaka ç’thotë kanabisi. Edi Rama u tha shqiptarëve që të qeshnin me akuzat e opozitës se Saimir Tahiri ishte trafikant.

Herën e fundit që dëgjuam Ramën kur na tha të qeshnim Shqipëria u kthye në hambar droge dhe zonë të lirë të krimit. Tani po na fton përsëri të qeshim. Në fakt është koha të shqetësohemi dhe t’i themi ndal Edi Ramës dhe krimit në politikë dhe në ekonomi.

“Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani. Çdo koncesion, çdo investim që përfshin qeverinë duhet të bëhet transparent në çdo detaj.

Prokuroria e ndihmuar nga partnerët ndërkombëtarë duhet të hetojë pastrimin e parave dhe krimin e lidhur me të”, u shpreh Basha.

5 komente në “Basha: Projekti 1 miliardë euro duhet ndalur tani, Prokuroria të hetojë pastrimin e parave të krimit”

  1. Jozefina Topulli says:

    ik mor idiot, ti duhet te jesh i pari ne burg per pastrim loarash e ke filluar me parate e VEFA-s, ne 1997 ti dhe gruaja e jote qe blete shtepi ne hollande me parate e vlonjateve apo nuk te kujtohen piramidat…

  2. shqiptari nga Shqiperia says:

    Be ceshte e mundur Lyli , mos u terhiq , fjala jote eshte me peshe ne kuvend dhe ne popull , je e ardhmja e Shqiperise , pa ty o Lyl , kemi mbaruar si komb , fillo demostratat, prishe makinat dhe cpo gomat , uluri sa ke ne koke , po zbere gje nisu me vrap dhe hap cadren , se mos te marin vizionin dhe ca gipsy , se thone qe kane ardhur ne Tirane . Shpejt Lyl, dhe mos haro Tahirin ( ceshtjen Tahiri) deri sa te kalojne 4 vjet ne parlament gervishna veshet me Tahirin , behu boze, ska gje turpi per njerezit eshte . Dhe mos haro Edin , do te bej rrugen e kombit , po mir o Lyl , sikur e fillove dhe ti ate rruge ?? cu be ?? apo quhej rruga e xhepit ?? ska gje rruge te quhet , ama si e kombit dhe e xhepit , e njejta eshte , nje gje te le amanet Lyl cadren dhe syte e ballit …..

  3. Azio says:

    Ti more Lulush felt per verifikimin e parave te pistae ,kur ti me personi numur nje we I ke vjedhur ketij populli me shumee se 230 Milion dollar me rrugen e kombit,per te te cilatti u procedove dheja hodhe me nje mashtrimspektakolar gjoja I me njee report mjeksor pa u gjykuar
    Por mos mendo se gjerat Jane harruar. Ti ke e shumee per te thenee per keto para,per vrasjet e 21 janarit,per tradhetin e marrveshjes se detite per shume zollume qe ke ber
    Tani fale reformes ne drejtesi vecanerisht te Vetingut,ti dheati ytt shpirtrorSali Karaxhici nuk keni nga e luani me bythen
    Tani ju ka mbetur vetem te lehni si qent te terbuar

  4. Lida Al says:

    o Lul, vetem kur dalin nga goja jote mashtruese e genjeshtare e perhershme keto fakte , jane te pabesueshme. Krijo besim njehere, pastaj dil e na mbush mendjen. Sa per projektin 1 miliarde euro, ai shyqyr te filloje e jo ta ndalim. Rendesi ka te realizohen te gjitha ato projekte qe te ndryshoje perfundimisht Shqiperia

  5. shqip says:

    Kam pershtypjen qe po i pelqen te rri gjithmone ne opozite . 1 miliard € investime , kete e lene pa pune . Ose, ose … Ky o kthehet ne vendet e ulta , ose shkon ne burg. e sig. se larte ne Drenove .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje