Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria do të rimbursojë për të sëmurët diabetikë jo vetëm insulinën për popullatën, por edhe fishat për të gjithë fëmijët duke nisur që nga muaji janari.
Teksa pritej si mysafir në një familje në kombinat, Rama i dha një dhuratë (një libër), vajzës së madhe të familjes, e cila është e prekur nga diabeti. “Libra, libra, këto duhet të lexosh”, tha Rama.
Mes të tjerash ai u rikthye pas në kohë, kur drejtonte Bashkinë e Tiranës. Ai tha se shpesh herë bënte xhiro me taksi që të merrte vesh se çfarë ndodhte në kryeqytet.
“Më vjen shumë keq që jam shkëputur nga taksitë, se i kisha si parametër. Dilja natën dhe shihja punimet. Merrja një taksi dhe i thoja ‘jepi, fillo’. Me taksitë mëson çdo gjë”, tha Rama.
Mes të tjerash ai nuk kurseu as batutat, ndërsa iu drejtua djalit të vetëm të familjes ku shkoi për vizitë.
Rama-vajzës: Në çfarë klase je ti?
Vajza: Në të gjashtën
Rama: Qenke me vëllain në klasë?! Çne!
Rama i drejtohet djalit: Ca bën ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare. Shih si ta ka kaluar motra. Prandaj dhe flokët i mban përpjet ti, që të zgjatesh pak dhe të arrish motrën.
Rama: Rri se ishe mire me rritjen, mos na kujto plakjen se na shkaterrove fare. Ne rritemi nuk plakemi