Policia e Tiranës ka ndaluar nënprefektin e qarkut të Tiranës Fatos Kaja, pas urdhrit nga Prokuroria e Kavajës.
Fatos Kaja dhe 10 zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë akuzohen për tjetërsimin e 36 hektarë tokë publike në bregdetin e Spillesë, duke ua kaluar në pronësi shtetasve të ndryshëm, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave dhe shpërdorimit të detyrës.
Bëhet fjalë për periudhën kur Fatos Kaja ka qenë zyrtar në komunën Kryevidh të Kavajës.
Prokuroria e Kavajës ka zhvilluar hetime të gjera, duke hetuar mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë në Bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.
Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për falsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.
Në njoftimin e saj zyrtar, Prokuroria e Kavajës sqaron se ndaj Fatos Kajës dhe ndaj 7 zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë, gjykata ka vendosur arrest me burg në mungesë.
Ketij Rames i ka ngel ndonje rob normal? Apo te gjithe derra te pangopur qe hajne ca ti dali perpara? Edi Rama paska qene karagjoz bythqir dhe llum
ORJON LUMEMADHI EDHE ME VETEN TENDE JE NE KONTRADIKTE. NUK DI C’ FLET. JE NJE MJERAN I SEMURE NEN EFEKTE TE RENDA.
Kush e zgodhi n’ate detyre?