Kokëdhima, thirrje për mosbindje civile ndaj Qeverisë

14 Nëntor 2017, 19:59Politika TEMA

Koço Kokëdhima, u bëri thirrje qytetarëve përmes një statusi në “Facebook” që të refuzojnë çmimin e ri të ujit të propozuar nga Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë, ku çmimi do të rritet me 44% për familjarët dhe shumë më tepër për klientët publikë dhe privatë.

“Qytetarë, refuzoni çmimin e ujit!

Enti Rregullator i Sektorit të Furnizimit me Ujë miratoi tarifat e reja për Bashkinë Tiranë, sipas të cilave prej 1 janarit 2018 çmimi i ujit për konsumatorët familjarë do të rritet me 44 % dhe shumë më tepër për klientët publikë dhe privatë. Vendimi është publikuar gati një javë më parë në faqen e Entit Rregullator të Sektorit për Furnizim me Ujë, por mediat e publikuan sot.

Ky vendim është vulosja e një gjobe tjetër të rëndë dhe abuzive mbi familjet dhe bizneset në kryeqytet. Nuk ka asnjë bazë për të mbështetur rritjen drastike të çmimit të ujit në Tiranë. Ujësjellësi i Tiranës është ndërmarrja që vetëm zhvat konsumatorët dhe shpërdoron ujin e pijshëm për interesa korruptive të drejtuesve të lidhur me bashkinë e Tiranës. UKT faturon me pak se 20 për qind të ujit, pjesa tjetër vidhet dhe humbet! Kjo ndërmarrje që duhet të ishte simbol i menaxhimit në interes të qytetarëve të kryeqytetit, është kthyer në një minierë ari për të korruptuarit dhe shkatërruesit e pronës publike. Miliona lekë që zhduken nga buxheti i ndërmarrjes, një sistem shpërndarjeje katastrofik dhe i pakontrolluar në dëm të shëndetit të konsumatorëve, vendime abuzive me ndërrimin e pajustifikuar të matësave që u faturohen konsumatorëve, furnizime me orar dhe pa cilësi i kanë dhënë Ujësjellësit të Tiranës, njollën e turpit si një biznes i kapur dhe i rrënuar nga gjobëvënësit.

Ky është “suksesi” i radhës i bashkisë së Tiranës që po zhvat sa mundet qytetarët e pambrojtur. Është përfundim i atij votimi të turpshëm dhe pa kuorum në mbledhjen e 26 korrikut 2017, kur këshilli Bashkiak, edhe pse nuk kishte votat e mjaftueshme, votoi për rritjen e çmimit të ujit.

ZGJIDHJA fton qytetarët e Tiranës që të mos pajtohen me këto vendime dhe veprime arbitrare të pushtetit qendror dhe vendor. Ajo u bën thirrje që të refuzojnë në bllok gjobat e qeverisë dhe bashkisë, të cilat nuk dinë të zhvillojnë asnjë ekonomi fitimprurëse, por gjithë rritjen ekonomike e mendojnë si rritje të taksave dhe pagesave që duhet të bëhet nga shumica e heshtur, ndërsa biznesmenët e qeverisë dhe të bashkisë duhen liruar nga të gjitha detyrimet. Rama e Veliaj kanë ndërmend që pasi të rrisin çmimet, tu a japin në konçension miqve dhe të afërme të tyre UKT-në! ZGJIDHJA është e vetmja forcë politike që do i zhbëjë në të ardhmen e afërt këto politika dhe këto konçensione. #ZgjidhjaPërQytetarët”, shkruan Koço.

7 komente në “Kokëdhima, thirrje për mosbindje civile ndaj Qeverisë”

  1. socialist tafutsi says:

    Ik ore pirdhu ,une dua te paguaj vetem fytyren tende mos te shoh me.

  2. Toku says:

    Un ketij zotrie i bindem me sy mbyllur. Ky eshte shume i besueshem. Po kesaj rradhe nuk mundem me e ndiek, se kam pak pun.

  3. Ilir says:

    Ky eshte nje gomar asgje me shume.

  4. Alqi says:

    TI KOKDHIMA, FOL PËR VETE.
    PO TA MBAJTI B…..,MOS U BIND!?

  5. nina says:

    Kaq budalla je ti?? Une kam pas mendim tjeter per ju??? Ti qeke fare… TI TE RREZOSH QEVERIN QE PO PUNON PER SHQIPERINE??????GABIM JEEEE .. DIJE SE STE DO ME NJERI….

  6. I TILLE JE , SA HERE QE HAP GOJEN ! says:

    Paske qene idjot i rrjedhur nga trute ! Po a nuk e kupton ti , se
    mosbindje civile do te thote anarki , rremuje , ku ligjin e ben
    krimi e kriminelet , apo e harrove kaq shpejt 1997-en ?!
    Anarkia do te haje njerez te kamur , si ti ne radhe te pare ,
    se ne , populli i thjeshte , nuk kane cfar te na marrin .
    Keto jane thirrje fashiste , ne unison me Saline , qe po u dhe
    shume “uje” , te fusin prapa hekurave , more matuf !

  7. agim says:

    Futeni ne burge kete qen grek,futne ne burge kete qelbsire
    futne ne burge kete spiun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje