Deklarata e fortë e deputetit të LSI: Prokurorin e Matit desh e vranë për kanabisin

15 Nëntor 2017, 09:04Politika TEMA

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i ftuar në emisionin “360 Gradë” në “Ora News” ka folur në lidhje me situatën politike dhe kanabizimin e vendit.

Deputeti i LSI-së në debat me deputetin e Partisë Socialiste, Ilir Beqaj ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se Prokurorin e Matit për pak e kanë vrarë kur ka ndërhyrë për çështjen e kanabisit.

Më tej Spahiu tha se në qarkun e Dibrës nuk ka pasur kultivim të kanabisit, por në kohën e qeverisjes së Edi Ramës kjo gjë është përhapur ndjeshëm.

Nga ana tjetër deputeti i PS-së tha se kjo nuk është e vërtetë, por Spahiu vazhdoi duke përmendur edhe emrat e disa fshatrave ku sipas tij u shtua kultivimi i kanabisit.

Ore ty të shkoi prokurori i Matit dhe desh e vranë të shkretin, i thanë edhe kolegët e vet nuk është puna jote, është policia që merret.

Iu tha ambasadorit që në Dibër në gjithë këto të mira që na ke sjellë në 1998 rasti i vetëm që është kapur është me 3 bimë dhe sot deri para 6 muajsh kishim mbjellje masive.

Po i marr emrat e të gjithë fshatrave Erebar, Muhur, Luzni të gjitha zonat ku ka male dhe u nda në parcela dhe pse u nda, për 2016 dhe 25. Kjo ishte marrëveshja.” – tha Spahiu.

1 komente në “Deklarata e fortë e deputetit të LSI: Prokurorin e Matit desh e vranë për kanabisin”

  1. petrit says:

    Sigurisht qe kur shkon ne vendet qe nuk i takon mund te hash ndonje koqe plumbi dhe shkon si qen ne rrush. Po cfare kerkonte prokurori ne zonat e hashashit apo te dilte ne media e te deklaronte se i zbuloi ai keto zona. Prokurori duhet te shkoje i shoqeruar me polici dhe te mos beje rolin e zbuluesit se nuk eshte puna e tij. Per zbulimin e kapjen e narkotafikanteve ka disa agjenci qe paguhen per kete pune. Prokurori te beje mire punen e tij si prokuror dhe nuk e cenon askush more z.Spahiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje