Manipuluat dhe këtë detaj?! Rama tregon të vërtetën për fëmijën që mori në krahë: Qenka si Zaho, do që ta mbajë vetëm e ëma

14 Nëntor 2017, 22:49Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka treguar të vërtetën mbi takimin që ka zhvilluar në një familje në Bulqizë disa ditë më parë, ku mori në krahë të voglin e shtëpisë. Vetëm disa çaste pasi kryeministri mori në krahë djalin e vogël, ia dha atë së ëmës, dhe kaq mjaftoi për të pasur komente të ndryshme në media, dhe jo vetëm.

Kritikët e kryeministrit thanë se ai e largoi fëmijën, pasi i kishte këpucët me baltë, dhe i bëri pis xhaketën.

Por kryeministri Rama e cilësoi manipulim këtë reagim.

Teksa ka treguar të vërtetën në “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Rama tha se situata ishte krejt ndryshe. Kryeministri tregon se në atë moment i ka thënë nënës së djalit të vogël, se ai në këtë rast ngjan me Zahon.

Për shumë të tjerë ky është teatër. Për shembull rasti i atij fëmijës së vogël….

Një tjetër manipulim i pandershëm në fakt, sepse e vërteta është krejt ndryshe. Unë e mora në krah atë djalin dhe ai donte të shkonte të e ëma. Dhe unë i thashë ti qenke si Zaho se sa e marrin në krahë të tjerë kërkon të shkojë te mami.

Po ju e pastruat xhaketën…

Po normal që do ta pastroja baltën. Më tha ajo gruaja do ju bëjë me baltë. Dhe unë i thashë s’ka problem. Por ky është një moment shumë i vogël, por domethënës. Dhe kur e bëni këtë manipulim me një detaj kaq të vogël, imagjino çfarë bëni me çështje të mëdha.

1 komente në “Manipuluat dhe këtë detaj?! Rama tregon të vërtetën për fëmijën që mori në krahë: Qenka si Zaho, do që ta mbajë vetëm e ëma”

  1. Kellira says:

    E rruan shume Rama per nje xhakete!
    Rama nuk eshte si keta pabuksat e ’91 qe kapen ca pare e menjehere blene nje kostum dhe nje pale kepuce me maje te cilat i vishnin edhe kur shkonin ne stadium qe te dukeshin te rendesishem.
    Problemi jane gazetaret dhe politikanet qe nuk arrijne te bejne dot ato qe ben ai. Njerez me komplekse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje