5.5 milionë euro pasuri, reagon kryebashkiaku i Pukës: Zoti na ndihmoftë në udhën tonë…

15 Nëntor 2017, 11:52Politika TEMA

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj rezultonte si kryebashkiaku më i pasur në Shqipëri me pasuri 5.5 milion euro.

Gjonaj ka reaguar pas lajmit dhe fton gjithkënd të shikojë nëse pasurisë së tij i është shtuar ndonjë cent veç pagës si kryetar bashkie.

“Pasuria ime është ajo që ishte para se unë të isha kryetar I bashkisë Pukë me voten tuaj”, shkruan ai

Reagimi i plotë i Gjonaj

Të nderuar bashkqytetar të bashkisë Pukë!

Nisur nga zhurma mediatike lidhur me pasurin time, më lejoni t’ju garantoj se pasuria ime është ajo që ishte para se unë të isha kryetar i bashkisë Pukë me voten tuaj, gjë e cila pohohet edhe nga vetë ata të cilët trumpetojnë kapitalet e mija.

Unë ju ftoj të gjithve të shikoni  mbi pasurin time nëse ajo është shtuar  një cent veç pages si kryetar i bashkisë që nga koha që mbaj këtë pozicion, e kjo është lehtësisht e verifikueshme.

Ju kam garantuar se do të zeri i besimit tuaj dhe ashtu si deri tani do të shkoj deri në fundin e besimit që keni treguar ju për mua.

Pukjanët më mirë se kush do, e din fort mirë se a paguhet më  për një vend pune, e nëse po, inkurajoi  të flasin ata të cilet  mund të ken paguar qoft dhe një kafe për të hyr në punë. A ka paguar dikush për të marr një dokument a shërbim? A ka paguar kush apo ka lene kush përqindje për fitime tendersha? Nëse kjo do të ishte e vërtet, a do mund unë dhe stafi im ti kthenim nga e para punimet pa cilësi, sic ka ndodhur në shumë raste ne këto dy vite e gjysëm.

Kamë ardhur me besimin tuaj dhe këtë besim nuk do e shpërdoroj, pasi qëllimi im është ti shërbejme vendlindjes tonë që është harruar, neperkembur e shfrytëzuar nga ata që ju I keni besuar.

Ju ftoj të mos heshtni sa her mund të gaboj, Puka është shtëpia jonë e përbashkët të cilën nuk duhet ta drejtoi i vetëm, por duhet ta menaxhojmë të gjithë si anëtar të një familje.

Ju garantoj se asnjë herë dhe për asnjë cast nuk do ju vë në siklet dhe nuk do dëmtoj imazhin e bashkisë apo dhe të Pukës mbar, për asgjë, e aq më tepër për pasurit e mija të cilat janë kryesisht  prona e objekte që i kam bler nga puna në biznes prej vitit 1992.

Nese une do të pasurohem në korrizin e besimit tuaj, nëse unë do të punsoja familjar të mi të afërt apo të largët dhe do të krijoja favore për rrethin e ngushtë apo të gjër familjar e miqësor, ju garantoj se nuk ishim me këtë bilanc investimesh që jemi sot.

Nesë unë  do isha kryetari Juaj I bashkisë për të përfituar, pse familja ime e ngushtë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes do të kontribuonte për Puken para dhe pas zgjedhjes time në krye të bashkisë. Misioni im është ndryshe nga ai ai  ai për tu pasuruar, është  për të kontribuar.

Zoti na ndihmoft në udhen tonë për Puken e endërruar!

Zoti bekoft Puken dhe pukjanët kudo ata ndodhen !

Gjon Gjonaj

10 komente në “5.5 milionë euro pasuri, reagon kryebashkiaku i Pukës: Zoti na ndihmoftë në udhën tonë…”

  1. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Po e mori vesh PERENDIA qe ti ke 5.5 milion euro , do vrasi veten. As kryebashkiaku Milanos nuk kaq pasuri. Nuk e imagjinoj dot sa mund te jete pasuria e kryebashkiakut te Durresit apo Tiranes !?
    Te shkretet ne dhe ata femije qe rriten ketu.
    Mund te quhemi me plot goje, vendi i hienave ose piranjave.

  2. Alban Hamzai says:

    Shikoni konceptin mafioz shqiptar te perkrahur e te zhvilluar nga qeverite shqiptare :Tani qe jam kryetar bashkie kam vetem rrogen ,prandaj jam I paster . I lumte! Sepse ai e di qe korbi nuk ja nxjerr syte korbit .Por pyetja eshte e thjeshte : Dokumento z.Kryetar se si I ke fituar ato miliona euro para se te beheshe kryetar ! Ne qofte se I dokumenton ,ti gezosh ;ne qofte se nuk I dokumenton duhet te te sekuestrohen dhe ti te perfundosh ne burg . Po kush ta beje kete ? Hajdutet me te medhenj se ky kryetar jane vete qeveria .Prandaj ne Shqiperi nuk behet asgje e drejte . Prandaj ne SHQIPERI KUSARIA ESHTE VIRTYTI ME I MADH . Ju lutem botoni komentin tim!

  3. ari says:

    si i bere ti 5.5 milione leke?

  4. Loni says:

    Bravo Alban Hamzai ! Turpi shqiptar vazhdon

  5. sadna babul ka bidai says:

    NE FAKT NJE NJERI QE ESHTE MESUAR TE PLLAQITET NEPER QOSHET E VENDIT ,DHE PER MENDU TE TJERET ESHTE KOLLAJ POR GJITHKUSH DUHET TE MENDOJ SE KUSH ESHTE NE PUSHTET KA NJE LODHJE PSIKOLOGJIKE MENDORE PUNA E NDOKUJT NUK MUND TE LLOGARITET PA DITE SE ,SE ,SI ,JANE GJERAT . TE BESH LLOGARI E TE TJERVE ESHTE KOLLAJ POR I ZOTI E DIN KU PIKON CATIA .BRENDESIA E PUSHTETAREVE ESHTE STIMULUESIT I VENDTIT TE TYRE ,INJORANCA PA BRIRE BEN JETESEN PA MEND

  6. mirel says:

    Zoti me ndihmofte te vjedh sa me shume thote.
    Shqipot viktima. Nuk dine kush i vjedh me pare.

  7. pukjani i kimzes says:

    Po a dini he burra se pyjet e pukes mbasi u prene dhe u shit lenda drusore, u vune ca para dhe pastaj ju vune zjarrin per te humbur gjurmet.

  8. Emiljano says:

    Telekomedia shqiptare e justifikimit te pasurise vazhdon!Gallata ska te mbaruar.

  9. Shoku says:

    Une e besoj se ai eshte pasuruar me ndershmeri, duke punuar dite e nate, aq sa ka harruar te shkruaj mire shqip. Rama mund ti thote ketij k. Bashkiaku : lere punen dhe shko meso shqip?

  10. H says:

    Pse e kanë mbullur Spaçin ?Shqipëria kishte nevojë akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje