Edi Rama iu rikthye edhe një herë etiketimeve dhe paisonit të tij të vjetër për vendosjen e nofkave gjatë një emisioni televiziv dje, për personazhet kryesorë të politikës.
Ashu sikurse ka bërë në librin e tij “Kurban”, ku përshkruan me detaje mënyrën se si i ka njohur personalisht aktorët më të rëndësishëm të jetës politike shqiptare, duke përshkruar imtësisht profilet e tyre, që nga anët fizike e deri te pjesët karakteriale, Rama dje, me sa duket bëri një rishikim për thuajse gjithçka ka thënë për liderët e opozitës por dhe ish-udhëheqsit socialistë ndër vite.
Pati vetëm një përjashtim, Rama nuk ka ndryshuar mendim vetëm për Lulzim Bashën, ndoshta për arsye se e konsideron ende atë si një politikan aktiv me potencial për ta rivalizuar.
Për Sali Berishën
Nuk mund të harrohen thirrjet e Edi Ramës në mitigjent e PS të sapo ardhur në pushtet në vitet 1997 dhe 1998, kur thërriste me të madhe “o doktooor”, duke imituar Sali Berishën dhe leksikun e tij. Gjithashtu etiketimi si “Doktor rrumpalla”, ishte një tjetër nofke që Edi Rama i vuri Sali Berishës në kohën kur i pari ishte kryebashkiak i Tiranës dhe i dyti lider i opozitës. Por në emisionin e djeshëm Rama e rishikoi qëndrimin e tij dhe e quajti Berishën “një forcë të natyrës”, “një lider absolut, që lidershipin e tij e konsideron si një valle me shpata”.
Për Fatos Nanon
Në kohën kur Edi Rama ishte në kulmin e karrierës së tij në Bashkinë e Tiranës dhe qyteti gumëzhinte nga punët, kryeministri i atëhershëm Fatos Nano, u fotografua me bashkëshorten e tij duke shijuar një mbrëmje muzike në një buzuk grek. Ndoshta qe kjo arsyeja qe Rama nisi ta quante publikisht “Robert çamçakëzi”. Bëhet fjalë për një personazh të huazuar nga një film i vjetër shqiptar, kushtuar heroit të punës Adem Reka, ku personazhi në fjalë, pra “çamçakëzi” paguhej në Portin e Durrësit, edhe pse endej fjalëshumë e punë pakë.
Por në intervistën e djeshme Rama tha për Nanon se tashmë i kujton personazhin e shkrimtarit Heminguej “plaku dhe deti”. Një simbolikë kjo për njeriun e vetmuar por me përvojë, që pavarësisht moshës i bën ballë dallgëve dhe peripecive, pa ndihmën e askujt. Rama tha se ka nisur të këshillohet rregullisht me ish-liderin socialist.
Për Ilir Metën
Rama nuk ka përdorur etiketime të mëdha për Ilir Metën. Ai nisi t’i theksonte shumë “bllokun në dorë prej 7%”, pas një filmimi ku Meta shihej duke biseduar me Dritan Priftin për një 7 përqindësh të mundshëm tenderash, që solli një valë protestash të opozitës, të cilat kulmuan me rënien e 4 vitimave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit më 21 janar 2011. Në librin “Kurban” Rama trajtonte me tone habie faktin që në vitin 2009, Meta pas një takimi për koalicionin e tyre u nda me të duke i thënë “mirë flori”, por më pas kaloi në aleancë me Berishën. Edhe sot duket se Rama nuk ka ndryshuar shumë mendim për të, kur e quajti me tone superlative “një politikan racë”.
Për Lulzim Bashën
Për kryetarin e Partisë Demokratike Rama vazhdon të mbajë një qëndrim kritik dhe agresiv. Dikur e quante “lulja që qesh”, ndoshta për mimikën me një buzëqeshje të pandarë të liderit të opozitës. Edhe sot Rama për të thotë se “bëhet qesharak duke u përpjekur të imitojë të paimitueshmen”, duke nënkuptuar ndoshta se Basha përpiqet të ndjekë modelin e Berishës.
Për Monika Kryemadhin
Në mjediset e PS por edhe jashtë tyre, shpesheherë kur bëhet fjalë për mbledhje të organizimit të strukturave të brendshme, janë të shumtë ata që dëshmojnë se Edi Rama e ka marrë shpesh Monika Kryemadhin si shembullin e vullnetit dhe energjive të pashterueshme për të mobilizuar dhe rekrutuar anëtarësinë. Sot që Kryemadhi është ashpërsuar në opozitarizmin ndaj tij, Rama e cilësoi si thjesht “bashkëshortja e Ilir Metës”
/Shqiptarja.com/
Ja dhe Neo- Enveri qe di cdo gje dhe paska emra per cdo gje dhe shtypi i “Zeri…. nje here e nje kohe shoku Enver tha….. Edi e quajti…… beni ndonje leke shtrese rrumpallesh dhe mbathjani ne ndonje shtet tjeter dhe hani parate e vjedhura
Shakate e kripura te Duces pasi ka kry Vetingun dhe shitur plotesisht dhe perfundimisht detin Greqise ” jevge”
Nuk na befasove z. kryeminister , pasi keto epitete zakonisht viheshin ne prag te vitit te ri kur nje ndermarje, nje shkolle apo dikaster ,festonin pa tabu , duke u vene epitete eproreve , mesuesve apo drejtuesve te dikastereve . Si te thuash eshte nje fare ledhatimi , per doktorin vec epitetit doktor rumpalla , eshte teper i volitshem ,mund ti kishe vene nje tjeter , p.sh. Sali krimineli . asnje shqiptar nuk do te thoshte plac , gjithashtu dhe per Nanon , Meten Kryemadhin sigurisht dhe per Lulin .Dhe Luli smbetet mbrapa , ka dhe ai kusuret e tija , cfare ?? bete kompromise ne qershor ?? ajo duket , mban ere kompromis Megjithate Te gjithe ketyre nuk u djersin veshi per cka the ne emision , pasi akuzohen haptazi per krime , vjedhje , tradheti pervetesim prone shteterore dhe shum e shume te tjera keshtu qe te gjithe ata qe degjuan dhe pane intervisten , u befasuan ………perfundimisht ne Shqiperi nuk ka per tu vendosur kuren e kures drejtesia , thjesht populli i thjeshte pret se mos bie ndonje yll nga qielli dhe do kete nje fat te madh , do kete nje gjendje me te mire ekonomike , ne pergjthesi do kete nje dite me te mire , Gabohet . Te gjthe politikanet ne Shqiperi jane njesoj , kane te njejten intuite , ndjejne te njejten gje mbi ate qe quhet drejtesi , ledhatojne veshet e atyre qe i votuan , me vone i harojne , kalojne 4 apo 8 vjet ne qeverisje pastaj dorezojne qeverine tek te tjeret , fillojne te tjert dhe premtojne , populli beson verberisht si ta verberit ndoshta nje dit do ti vi drita e syrit , ajo dite nuk vjen kurre ama , dhe keshtu me radhe , te vegjelit vuajne , perpeliten , torturohen , te medhenjte , kalojne mire pasurohen , behen me te fuqishem , nje fjale e urte greke thote : koraku si nxjer kure syrin korakut, ……………..kush kuptoj , kuptoj ………
“Lider” ne gjermanisht d.m.th. udheheqes , drejtus , prijes .Nuk di sa seriozisht e thote Edi Rama kete per Sali Berishen! Por duke njohur humorin e holle te Rames , qe shpesh shkon deri ne sarkazem , atehere , del se me cfar “lideri ” kemi te bejme . Dhe une i jap te drejte Rames ta quaj “lider”Saliun por lider te shkaterimit ose te bandave qe ne gjuhen e tyre quhen kapobande . Sepse i tille eshte Saliu i vertete i viteve “90 dhe pas viteve 2000, qe dogji ,plackiti e shkaterrroi me bandat e tij g jithcka kishte ndertuar ky popull nder vite.