Gjekmarkaj tallet me Salianjin e Strazimirin: I pari le t’i gëzohet palikarit ca ditë, ndërsa i dyti është bërë ideolog hijerëndë

15 Nëntor 2017, 17:03Politika TEMA

Agron Gjekmarkaj, në shkrimin e tij të radhës te Panorama, ka thumbuar aksionin politik të opozitës dhe deputetët e saj qesharakë, Ervin Salianji dhe Gent Strazimiri.

Ligji i dekriminalizimit ishte një nga sukseset më të mëdha që opozita e viteve 2013-2017 arriti. Ajo sot, për besueshmërinë e vet të dëmtuar nga shumë fenomene, e ka të domosdoshme t’i mbetet luajale këtij ligji, përtej faktit pse Edi Rama e thërret atë në kauzë tani, pa sakrifikuar kot askënd. Nëse dje ia kërkonin me epsh Edi Ramës zbatimin e tij, edhe ai ka të drejtë t’ua kërkojë me të njëjtën ndezulli sa herë t’i teket, nëse e vërteta e ndihmon. Kjo sasi e madhe bëmash vetëm në pak ditë e ka çuar në kupë të qiellit adrenalinën e debatit politik.

Kërcasin fjalët si topat në gjoksin e Mic Sokolit! Aman hatri i Zotit! Një varg i Fishtës do na vinte në ndihmë si përkufizim “tjeglla, qepra krahë e krena kcejnë përpjetë mbi bedena”! Ndërmjet Salianjit, deputetit të ri të PD-së, i cili si qengji i Naim Frashërit ecën përpara edhe në ia prefshin rrugën njëzet a tridhjetë vetë, zu fill një shamatë epike me kolegun e tij të majtë, Ndreu, se ky i paskësh thënë “ti do rrahur”, duke shprehur kështu një dëshirë të qortueshme. Më shumë sesa te Rregullorja e Kuvendit, zgjidhja mund të gjendet te një poezi, e cila pak a shumë lëshon këtë kumt që vë melhem mbi plagët e fanitura: Një djalë papritmas puth një vajzë.

Ajo skuqet dhe bën si e zemëruar, djali tolerant i thotë, u fyeve?… Më fyej edhe ti, merrma hakun, më puth! Ndaj, në mbledhjen më të afërt Ndreu mund t’i thotë Salianjit më kërcëno dhe ti me një të rrahur virtuale. Meseleja mbyllet në barazim, teksa buzagazi bie në komision me përultësi muzgu. Kështu PD-së i mbetet më nge për gjëra serioze. Deputeti i Korçës e kishte shumë të mirë batutën me palikarin, le t’i gëzohet asaj për disa ditë, ç’i hyn kot viktimizimit.

Kauzat heroike në PD i ka shteruar Strazimirim duke rënë theror disa herë për vatanin me përvujtni qytetare përballë nevrikosjes së pushtetit. Për nder të vuajtjeve të tij, ligji i dekriminalizimit do duhej të merrte emrin ligji “Strazimiri”. Tani edhe ai ka qasje më gandiste e intelektuale ndaj politikës dhe jetës në përgjithë- si e për këtë zë vend nderi në krahun e djathtë të shefit të PD-së, tanimë si ideolog hijerëndë ku urtia, enciklopedizmi dhe përvoja politike ndërthuren në tekste e gjeste retorike mbresëlënëse”, shkruan Gjekmarkaj.

9 komente në “Gjekmarkaj tallet me Salianjin e Strazimirin: I pari le t’i gëzohet palikarit ca ditë, ndërsa i dyti është bërë ideolog hijerëndë”

  1. Gaspri says:

    Ky zavalli Strazimiri eshte me i pervuejtuni ne Kuvendin e Shqiperise. Ziheshin e ziheshin deputetet demokrate me ata socialiste, deputetet socialiste gjenin rastin kur Strazimiri shkonte ne banjo, ata hiqnin rrypin e pantallonave dhe e qellonin tek bythet, qe te mos i linin shenja te dukshme. Tregon nje deputet socialist nga Veriu, sa here e rrihnin sicialistet, Strazua u thoshte “ca ban o burr i dheut, pse burreri eshte te me qellosh ne nevojtore, po ta mbajti me qello ne salle te Kuvendit”…….e te tjera e te tjera

  2. Naqja (kushrini i Nexhos) says:

    He mar Goni a s’kandindoi Basha? Kam kene ne Amerike perzoten e s’te kam ndjeke hiç kta muj, por ishalla ke ma fat ne pjese te dyte se ti s’je per stol, do te rrahuna si Strazimiri i ban edhe ti. Kapi njiher Braçen, e Veline e hidhi ne tuç, kujdes Veline se atij i del shpatulla fill e te mbet ne dor.

  3. Soni says:

    Agron je fantastik. Shkrim me te bukur nuk kisha lexuar prej kohesh.

  4. Fatmiri says:

    Pershendetje Gjekmarkaj!Pa u shtirur edhe, pse , shpesh here nuk ti kam pelqyer nderhyrjet ne studiot televizive, ky shkrim i sotem eshte shume i kendshem per tu lexuar dhe shume i vertete per tu besuar ! Pergezime

    1. Lili says:

      Me ne fund z.Gjekmarkaj ke bere analizen psikologjike te perfaqesuesve kamikaze te PD-se ne parlamentin shqiptar.Ju falenderoj dhe ju inkurajoj per te tjera shkrime te verteta ne dobi te shqiptareve.Ky shkrim i juaji ka brenda lilozofi politike,mencuri popullore,mendim intelektual.Faleminderit.

      1. I.Hoti says:

        Kesaj rradhe Prof ke treguar vertete KUALITET ! Flm

  5. belo says:

    Epo,duke folur e folur,do flasi njehere te vetme,si duhet edhe Gonia e Gjekmarkajve,pavaresishte perse e bene!Vdiq per tu bere deputet,por he he….!

  6. spartaku says:

    Bravo Agron! Ua ke bere mire ketyre dy karafilave,se ment nuk kane keta.Strazua dhe Salianji jane si dy sharqinj te Gazment Pajes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje