Sa kushtojnë veturat "e majta"? Nga Maseratti i Nanos te Mercedesi i Ramës

16 Nëntor 2017, 11:20Lifestyle TEMA

Që Fatos Nano është adhurues i veturave të shtrenjta dhe luksoze, kjo dihet që prej kohës kur ai ishte kryeministër dhe e bëri shoferin e tij që të dilte pasagjer, pasi timonin e veturës e mbante thuajse gjithnjë vetë ish-kryetari i Partisë Socialiste.

Për vite me radhë ai preferonte veturat Mercedes, por më pas duke mbetur sërish te veturat gjermane, ai zgjodhi një Porsche Cayenne.

Nano ka parapëlqyer gjithnjë veturat off-road, ose fuoristradat sikurse njihen më mirë në Shqipëri.

Për habinë e të gjitheve, ai tashmë ka lënë komfortin dhe luksin gjerman, për të kaluar te një më sportive dhe fine Maseratti Levante, një SUV sporti, luksi dhe elegance.

Shumëkush e ka vënë re veturën e veçantë me targë “007” që qarkullon në kryeqytet.

Nga një verifikim i saj në portalin e njohur për makinat quatrroruote.it, rezulton se kjo veturë nis nga çmimi i rreth 77 mijë eurove, për të shkuar deri në rreth 101 mijë euro.

Modeli më “ekonomik” i kësaj perle ka një motor benzine V6, me 350 kuaj fuqi, por sikurse mund të shihni nga fotot, eleganca dhe stili i saj janë të pakonkurrueshëm.

Ndërkohë Mercedesi S-Class 500, të cilin përdor prej disa vitesh kryeministri Edi Rama, ka një çmim dhe luks gjithashtu tepër të lartë.

Gjithnjë po sipas quattroruite.it ai nis nga rreth 119.000 deri në rreth 127.000 euro dhe është një veturë me 435 kuaj/fuqi.(shqiptarja.com)

1 komente në “Sa kushtojnë veturat “e majta”? Nga Maseratti i Nanos te Mercedesi i Ramës”

  1. syri blu says:

    Eshte cudi e madhe , eshte per tu admiruar guximi qe kane , deshira e pakufijshme per te provokuar , nuk u dridhet syri , nuk u ben pershtypje , nuk llogarisin asgje , nuk i tremben reformes se famshme vetting , per te tjere u vendos vettingu dhe jo per keta , u vendos per ca police te thjeshte te implikuar me krimin dhe trafikun e droges , per gjykates dhe prokurore te cvleftesuar . Ama per kasten e larte politike , vettingu do kaloj tagent dhe nuk do ti “ngacmoje fare ” ketu do jemi dhe do bisedojme prap . A e dini se nga e marin gjithe kete guxim , gjithe kete force per tu mos iu neneshtruar dhe trembur ligjit ??? Pergjigja eshte teper ethjeshte , nuk tremben sepse jane te gjthe te implikuar ne krim , vjedhje shperdorim posti dhe mareveshje tragjike me te huajt , keshtu qe kush do ti denoj ?? Kush do ta kapi hajdutin ?? Kush do ti denoncoj ?? Kush do ti coje ne gjyketen speciale ?? Askushi , nuk mund te denoje dot Rama ,Saliun apo Lulzilin, apo filanin e fistekun , mos me thoni ska fakte ?? Ska prova . Dihen te gjitha , Shqiperia eshte kaq e vogel , dhe shqiptaret jane kaq pak saqe nuk genjen dot , nuk i hedh dot hi syve tjetrit , ulurasin te huajt , partneret tane , ja ku i kini , cbeni ?? Filloni ,. Eshte e kote ama nuk do kete as fillim , portalet do shkruajne , gazetat gjithashtu , mileti do lexoje do akuzoje do shaje pa kursim , deri ketu , iu nxine veshet atyre se u the hajdut , kriminel , jo i ndershem , keto jane fjale tezakonshme per ata , ja sa iu prish gjiza Metes se i thone Ilir floriri , u degjuan dhe u pane kaseta , vazhdon programin Lili, po keshtu Saliu , akuzohet per 97-ten , per grusht shteti nje viti me von , per traktatete paligjshme , per gerdecin , 21 janarin ,cez dhe shum e shum te tjera , perfundimi … asgje , vrim ne uje , me radhe Bujar Nishani , Fatos nano , Luli , komplet politikanet kush me shume e kush me pak te implikuar ne krim shperdorim posti dhe tradheti , keto jane burimi i te ardhurave te tyre , dhe jo ca bisnese te bythes , kam biznes thote Tosi , te gjithe te implikuar , prandaj nuk tremben as ngaambasadori amerikan , as ngaajo europiane ,as nga kerkush. Kush do ti denoje ?? Asnje , sa doflas ambasadori ?? Do lodhet dhe do zevendesohet , nuk u ben pershtypje qe Shqiperia demtohet ,shqiptaret cvleftesohen shihen si dele e zeze, sduan tja dine , qellimi i tyre eshte te akumulojne sa me shume eshte e mundur , me te gjtha menyrat , qe neser te jene nga krahu + dhe lere popullin e thjeshte neminus ky eshte qellimi i tyre qe brezat qe do vine pas tyre te jene tefuqishem , te pasur , te forte . Dhe ne te tjeret presim vetting , prit gomar se do mbi bar , pra mos prisni se dovendoset drejtesi , ajo do jete nje ender historike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje