Drejtuesit e Strukturave Kundër Terrorizimit të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Italisë dhe Kosovës janë mbledhur në Tiranë për të diskutuar mbi kërcenimet terroriste dhe rrezikun e tyre.
Mësohet se ky takim është zhvillua në kuadër të vlerësimit të kërcënimeve aktuale terroriste në vendet tona, rajon dhe më gjerë.
Çështja kryesore ka qenë koordinimi i masave dhe forcimi e bashkëpunimit për parandalimin e goditjen në kohë të çdo veprimtarie terroriste.
“Takimin e përshëndeti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki ÇAKO i cili pasi falënderoi të pranishmit dhe i siguroi ata për mbështetje pa asnjë rezervë në shkëmbimin e shpejtë të informacionit dhe veprime të tjera në planin operacional e hetimor” njofton policia e Shtetit.
Siaps saj, Çako vlerësoi punën e bërë dhe rezultatet e arritura në parandalimin, hetimin dhe goditjen e veprimtarive terroriste në Shqipëri, Itali e Kosovë e cila pa dyshim ka ardhur si rezultat i vullnetit që qeveritë respektive kanë për t’iu përgjigjur sfidave e mbështetur këto struktura ndaj çdo kërcënimi terrorist.
Më pas palët diskutuan në nivel teknik për problematika të veçanta në ndjekje si dhe domosdoshmërinë për forcimin e bashkëpunimit në nivel operacional dhe shkëmbimi i informacionit për rastet kur ka të dhëna për veprimtari radikale/terroriste në të tre vendet.(TemA)