VIDEO/ Punonjësja e policisë në Kamëz, grushta e shkelma ndaj të ndaluarit: I rezistoi arrestimit

21 Nëntor 2017, 10:10Kronika TEMA

Gjatë një arrestimi mbrëmjen e djeshme në Kamëz një punonjëse policie ka ushtruar dhunë ndaj një personi.

Personi siç duket edhe nga video ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, ndërkohë që polices i ka humbur durimi dhe ka nisur ta godasë.

Mësohet se shtetasi është ndaluar për shkak se dyshohej se ishte shpërndarës hashashi, por sipas dëshmitarëve pas kontrollit nuk i gjetën gjë.

Prsh JOQ, para 20 minutash policia arrestoi nje djale tek kthesa e Kamzes, shikoje ca trajtimi policia e shtetit, me erdh me e kap e me e shkly per shalesh ate policen ordinere, ta haje dreqi s’kishte vra njerez ai djali.

Me duket se dyshonin per hashash, por mesa mora vesh un, nuk i gjeten gje.

Se kontrolluan perreth e u humbi dhe elektriku… Maksimumi kishte pire nje cigare hashash, por ne momentin qe donin ti vinin prangat djali u terhoq mbrapa.

Pastaj e plasen aty mbi ato lulet. Ajo vajza e goditi edhe me perpara, po mu desh pak kohe te hapja celin.” – shkruan personi që ka dërguar videon në JOQ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje