“Banda e Babagjyshëve”, prangoset në Holandë anëtari i shumëkërkuar

24 Nëntor 2017, 09:18Kronika TEMA

Autoritetet  holandeze kanë arrestuar një shqiptar i cili ka qenë anëtar i të shumëpërfolurës “Banda e Babagjyshëve”.

 

 

Referuar të dhënave zyrtare nga Interpol Haga në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, mësohet se arrestimi provizor në Holandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë , i shtetasit shqiptar Fatmir (Fatjon) Pjetri, 31 vjeç, lindur në Pukë.

Bëhet me dije se ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me Vendim Nr.559, datë 19.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 140, 333/a, dhe 334 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje