Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ditën e sotme.
Një nxënëx 16 vjeçar është qëlluar me thikë në bark nga një tjetër nxënës A.N., 14 vjeç.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një loje bilardoje ku dy adoleshentët janë grindur me njëri-tjetrin.
Adoleleshti i plagosur ndodhet në spital ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 23.11.2017, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se, në lagjen ”1 Maji”, është goditur me mjet prerës në bark, shtetasi V.Ç., 16 vjeç, prej shtetasit A.N., 14 vjeç.
Shtetasi i dëmtuar është transportuar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe mjeti prerës (thikë), i përdorur prej autorit.
Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë shtetasin A.N., për zbardhjen e plotë të motiveve të kësaj ngjarje. (TemA)