Motrat binjake zhduken në rrethana misterioze, flet shoqja e tyre: Dëgjova se do të shkonin…

22 Nëntor 2017, 16:09Kronika TEMA

Janë zhdukur pa lënë gjurmë dy motra binjake në qytetin e Tiranës.

Mësohet se ato kanë qenë nga 16 vjeç secila dhe nuk kanë dhënë asnjë sinjal se ku mund të ndodhen.

Familjarët e vajzave me iniciale A.O., dhe E.P., konkretisht babai dhe i vëllai, shtetasit me inicialet B.O., 44 vjeç dhe M.P., 23 vjeç,  kanë bërë denoncimin dje në komisariatin nr.5 ku shprehën edhe shqetësimin e tyre se vajzat mund të bjenë pre e rrjetit të trafikut.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se adoleshentet mund të jenë nisur drejt Kosovës në bazë të dëshmisë që ka dhënë një nga shoqeve të vajzave.

Ajo kishte dëgjuar se binjaket flisnin për një udhëtim të mundshëm drejt Kosovës.

Menjëherë [as denoncimit të familjarëve, Policia kërkoi informacione nga Policia Kufitare e Kukësit, për të parë nëse vajzat kishin udhëtuar drejt Kosovës.

Nga ana tjetër, burimet pohojnë se të paktën deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm, vajzat nuk rezultojnë të kenë kaluar kufirin në Morinë. (TemA)

1 komente në “Motrat binjake zhduken në rrethana misterioze, flet shoqja e tyre: Dëgjova se do të shkonin…”

  1. Binjakja says:

    Motra binjake nga 16 vjec secila?. Babai dhe vellai i binjakeve me mbiemra te ndryshem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje