Emisioni ‘Boom’ në Ora News ka denoncuar mbajtjen në burg të një personi të pafajshëm, duke nxjerr në pah problemet strukturave kundër krimit dhe të drejtësisë. Historia ka nisur në një fshat të Fushë-Krujës ku një i ri, Kristian Preçi, është arrestuar në orën tre të natës, i akuzuar nga deklarata e një vajze se i ka hyrë në shtëpi dhe i ka vjedhur celularin.
Me këtë deklaratë në dorë, policia ka kryer arrestimin e të riut. Sipas dëshmisë së nënës, është ushtruar edhe kontroll në shtëpi, por pa gjetur asgjë. Megjithatë, pavarësisht kësaj, oficeri i policisë gjyqësore shënon në procesverbal: “Arrestimi i tij (për shtetasin Kristian Preci)u bë për arsye se më datën 11.07.2017 rreth orës 03:10 kanë hyrë në banesën e shtetasit Sh.D së bashku me shtetasin E.M dhe kanë kryer vjedhje”.
Gjithçka duket si vendim gjykate, as akuzë nuk është. Bazuar në këtë, komisariati Krujë e ka quajtur rastin arrest në flagrancë, pavarësisht se në kodin penal sqarohet më së miri se kush është arresti në flagrancë, dhe nuk ka asnjë nen që parashikon se flagranca është në gjumë, ndërkohë që personi nuk është arrestuar as me telefon në dorë, as duke vrapuar, e as nuk i është gjetur telefoni gjatë kontrollit.
“Është në gjendje flagrance ai që është kapur në kryerje e sipër të veprës penale ose ai që menjëherë pas kryerjes së veprës ndiqet nga policia gjyqësore, nga personi i dëmtuar ose nga persona të tjerë ose që është kapur me sende dhe prova e materiale, nga të cilat duket se ka kryer veprën penale”, thuhet në neni 252 në kodin e procedurës penale.
Me këtë “arrest në flagrancë” është mbajtur edhe prokuroria edhe gjykata e Krujës, dhe i riu ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë prej 4 muajsh në burg.
Sigurisht që fjalët tronditëse janë ato të dejtuesit të prokurorisë së Krujës, Petrit Çano, i cili gjatë një bisede pranon se vjedhja është kthyer në një fenomen, dhe ai nuk mund të lejojë që personi të lirohet se ndryshe “këtu po le jashtë një që mendohet se është autor, ne jemi të kryqëzuar nga të 14 anët”.
Pjesë nga biseda me prokurorin
Gazetarja: Cila është prova që e mban në burg, ja kjo është shumë e thjeshtë. Po më thatë një provë, unë jam shumë dakord.
Prokurori i Rrethit: Po prova është deklarata e zonjës së shtëpisë që e ka njohur vetë personin.
Avokati: Dëshmia e vajzës mund të thotë prokuroria është provë .Absolutisht jo. Ajo është një dëshmi e njëanshme. Ashtu siç ne kemi dëshminë e djalit që thotë unë nuk kam qenë në banesën e kësaj vajze.
Prokurori: Ishte filani. Tani ku ta çojmë dhe ne këtë?
Gazetarja: Më fal edhe për mua mund të thonë, unë jam në shtëpi duke fjetur gjumë dhe thonë erdhi Arjana dhe më vodhi.
Prokurori: A është dyshim ky?
Gazetarja: Po është dyshim, nuk është provë, ju thoni me këtë provë mbahet. Unë them prova, jo dyshimi?
Prokurori: Për provë se kapim dot ne, se ka çuar çështjen në gjykatë. Nuk e quan provë ti atë dëshminë e asaj zonjës së shtëpisë që e ka njohur hajdutin në shtëpi?
Gazetarja: Provë, quhet nëse ajo vërtetohet nga shenjat e gishtërinjve, nga tabulatet telefonike. Për sa kohë ne nuk kemi zbardhur akoma provat, pse duhet ta mbajmë në burg këtë njeri? Mund të kishte një masë pak më të butë, apo jo? Kjo është pyetja ime?
Prokurori: Po mirë mo tashi, se tani shiko. Kur s`i mbajmë në burg ne, ju s`lini gjë pa thënë, duke thënë që i liroi Prokuroria. Ne e kuptojmë shumë mirë atë, po duhet të kemi dhe një ndryshim të madh dhe të mentalitetit të gjithë shoqërisë. Sepse këtu po e le jashtë një që mendohet që është autor, ne jemi të kryqëzuar nga të 14-të anët. Vjedhja mund të mos jetë shqetësim fjala vjen, po e marrë në Durrës, si shembull, po për mua është shqetësim dhe unë do ta ndjek më me precedencë dhe me masa më të ashpra, sepse unë e kam shqetësim. E kam shqetësim, vjedhja këtu është shumë e përhapur.
Gazetarja: Është kthyer në fenomen?
Prokurori: Është kthyer në fenomen. Po të shikosh numrin e çështjeve të vjedhjeve është shumë i madh, dhe autorët e kapur janë shumë pak.
Gazetarja: Po është e drejtë kjo që në emër të asaj që është kthyer në fenomen, ti marrim të gjitha masat arrest me burg dhe kur ka kushte lehtësuese? Është e drejtë kjo?
Prokurori: Jo, jo , jo nuk e trajtova në atë aspekt që duhet patjetër që të jenë të tërë në burg, por natyrisht në varësi të fenomenit, përshtaten dhe masat, dhe politika që ndiqet.
Pooo . S’ka faj ky prokurori , as ato të Policisë gjygjësore , dhe as gjykatësit , kur nuk ke miratu LIGJIN . ” Nuk del i pa fajshmi , ose i fajshmi nga burgu , pa u fut një nga tre personat , që e futi dhe e mbajti në burg pa faj , dhe pa fakte e prova . E arrestoi Oficeri i Policisë Gjygjësore ( ishalla edhe në flagrancë ) por kur nuk është i aftë e profesionist me grumbullu dhe provat e faktet , duke qenë i pafuqishëm me argumentu arrestimin para prokurorit e gjykatësit , ky polic , ose të dënohet , ose të largohet urgjentisht , se nuk është për atë punë . Policë gjygjësorë e prokurorë të blerë , neglizhojnë me dashje mbledhjen dhe marrjen për bazë të provave të denoncuara e që bëjnë muuu .
Por , këta policë , në bashkëpunim me prokurorin e avokatët , bëjnë dhe shitjen ( zhdukjen ) e provave , sa që akuzat për fajtorin , pas njëfarë kohe , kur fillon të dali në gjygj , i katandiset kokoshi një thele , dhe mbasi janë fry me pare , domosdo i bien dhe akuzat , dhe i pandehuri me të vërtetë fajtor , lirohet në sallën e gjygjit ( kuptohet , me ndihmën dhe miratimin edhe të gjykatësit ) . Këtu fillon pastaj kalvari i vuajtjev shpirtërore dhe vetëgjygjësitë e të dëmtuarve . Por Policit gjygjësor , Prokurorit e Gjykatësit si bëhet vonë . Për to , ishalla nuk janë vra sa ma shumë me njeri tjetrin , se kështu i shtohen mundësitë me u përzi prap . Rëndësija për to qëndron në faktin , që u mbushën xhepat e të treve . duke e liruar . Po të jetë ligji , që një nga këta të tre hyn në burg , po doli fajtori ( i fajshëm ose jo ) nga burgu , atëhere e shef , nëse ke guxim ta fusish tjetrin në burg kot pa prova e fakte , apo ta mban ta nxjerrësh nga burgu , kur do hyj njeri prej të treve .
Kur do vi dita qe keta prokuror te njohin ligjet
Prokuror idjot qe se ka haberin se cila eshte diferenca midis dyshimit dhe proves. C’mund te presesh nga prokuroret e Sales me kurs 6 mujor te Plepave!