Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, pasi një i dënuar në burgun e Shën Kollit është vetëvarur.
Viktima është një 20-vjeçar nga Shkodra. Ai u gjet i vetëvarur te godina 4 në dushet e burgut. Sipas raportimeve mësohet se i riu ka varur veten me çarçaf.
Ai ishte dënuar për vrasje të mbetur në tentativë me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa i kishin mbetur edhe 4 vite e gjysmë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (TemA)