Abuzoi seksualisht me të miturën, 32 vjeçari: Jam pa faj, ma ngriti dorën në rrugë dhe...

22 Nëntor 2017, 11:24Kronika TEMA

32 vjeçari i akuzuar për marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 13 vjeçe, ka marrë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Gjykata e Durrësit e ka lënë atë në burg.

I arrestuari me emrin Alfred Terziu ka mohuar gjatë seancës, të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën nga Kruja, sepse sipas tij, ajo “ishte me menstruacione” .

Vajza kishte shkuar në shkollë më 17 nëntor dhe nuk ishte kthyer.

Për këtë, e motra kishte bërë denoncimin.

Më 20 nëntor policia arrestoi Alfredin, se e kishte përdhunuar vajzën.

Por para gjyqtarëve ai ka thënë se vajza i kishte ngritur vetë dorën në rrugë.

Sipas policisë, 32- vjeçari ka marrë vajzën në makinë dhe e ka dërguar në hotel, ku ka kryer marrëdhënie seksuale

Prokuroria e akuzon atë për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me te mitur“parashikuar në nenin 100 të Kodit Penal.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje