Nëse nuk ju kanë mjaftuar gjobat e kriputra për të respektuar rregullat, atëherë policia duket se ka menduar një formë tjetër për të sensibilizuar shoferët.
Sot Policia Rrugore ka lançuar “Lotarinë e Radarit” në autostradën Tiranë-Durrës, ku ka nisur lotarinë që do të përzgjedhë 20 drejtuesit më të mirë.
Ervin Dervishi ka qenë vetë në terren duke prezantuar nismën.
Ai tha se do të zgjidhen drejtuesit model, që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe për ta do të ketë nga një policë sigurimi.
“Kemi vendosur të zgjedhim drejtuesin model. Nga drejtuesit që respektojnë rregullat, do të zgjedhim më të mirët. Shorteu do të hidhet live të premten dhe do të zgjidhen 20 drejtues mjetesh, për të cilët do të dhurohen 20 polica sigurimesh. Do të kemi nisma të tjera në kuadër të javës së sigurisë rrugore”, deklaroi Dervishi.(TemA)