Nazer Seitin, i dyshuar si anëtar i grupit të vëllezërve Habilaj është lënë në burg nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda.
Ai u ndalua në Vlorë 20 ditë më parë pas gjetjes së 3.9 ton kanabis në një banesë dhe dyshohej se ishte pjesë e grupit të akuzuar për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas të dhënave të dosjes italiane dhe përgjimeve ambientale, mësohet se Seiti ka qenë të paktën në 8 raste me Florian dhe Moisi Habilajn dhe kanë folur për aktivitetin kriminal.
Bazuar në dokumentet hetimore të ardhura nga Italia, emri i Seitit del nga përgjimet që i janë bërë Florian dhe Moisi Habilajt nga viti 2014 e në vazhdim.
Përfaqësuesit e akuzës pretenduan se Seitaj me Habilajt kanë udhëtuar drejt Italisë ku kanë takuar avokatin e Sabaudin Çelës dhe i kanë dhënë para. (TemA)