Pak kohë pas debatit të fortë të funksionimit të radarëve në det, qeveria miraton një kontratë, por për radarët në ajër.
Kontrata është firmosur nga Ministria e Mbrojtjes dhe një kompani amerikane për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore FAZA1.
“Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Lockheed Martin Global, Incorporated, SHBA, për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore – Faza I, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thuhet ne vendimin e qeverise.
Marrëveshja fillestare me kompaninë amerikane është nënshkruar në Tiranë më 15 mars të vitit 2005.
V E N D I M
MIRATIMIN E KONTRATËS, NDËRMJET MINISTRISË SË MBROJTJES SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE LOCKHEED MARTIN GLOBAL, INCORPORATED, SHBA, PËR BLERJEN E SISTEMIT TË INTEGRUAR TË VËZHGIMIT TË HAPËSIRËS AJRORE – FAZA I
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “a”, të pikës 1, të kreut III, të rregullores “Për procedurat që përdoren nga Ministria e Mbrojtjes për prokurimin e disa mallrave dhe shërbimeve të përjashtuara nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik”, të miratuar me vendimin nr.521,datë 8.8.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për procedurat e blerjes nga Ministria e Mbrojtjes të disa mallrave të përjashtuara nga rregullat e përgjithshme të prokurimit publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e kontratës, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Lockheed Martin Global, Incorporated, SHBA, për blerjen e sistemit të integruar të vëzhgimit të hapësirës ajrore – Faza I, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. (TemA)
Ne fillim na dhane ca makina te perdorura ,per ushtrine tone , tani po blejme sisteme radari , me vone armatime , dhe fundi nuk dihet …….nje gje eshte me se e sigurt , keto menyra jane si ai djathi qe i vene ne cark miut , deri sa e kapin pastaj …………. pefundimi dihet do blesh do blesh , per te perballuar situatat qe do paraqiten ne vitet eardhmshme , nje jete do blesh armatim , do punojne babrikat dhe koncernet amerikane , do punojne punonjesit amerikane , do eci perpara ekonomia amerikane , ne ??? Te mbytur ne borxhe , do fundosemi , gjithmone e me teper deri sa do na vi fundi , dhe keshtu kur lindem , lindem te varfer dhe te varfer do vdesim …………….jo vetem ne , se ne tani filluam , kemi te ” ardhme ” por shume e shume kombe ne mbare boten .