Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një urdhër-arresti për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Çela ka drejtuar Policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar Drejtorinë e Policisë së Durrësit.
Fletë-arresti janë lëshuar edhe për dy ish-zyrtarë të Policisë së Vlorës.
Raportohet se ata janë Gjergj Kohila dhe Sokol Bode.
Gjergj Kohila është shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar, në Drejtorinë e Qarkut Vlorë.
Ndërsa Sokol Bode, ish-shef i Krimeve dhe ish-shef i kufirit në këtë drejtori.
Ato i janë përcjellë policisë për ekzekutim.
Prokuroria thotë se “ish-punonjësit e policisë janë bashkëpunëtorë të Habilajve në trafikun e drogës në drejtim të Italisë”.
Deri më tani, Prokuroria ka dështuar në hetimet e saj për dosjen e “Habilajve”, pasi pavarësisht “fakteve të bujshme” për përfshirjen e Saimir Tahirit në këtë trafik, nuk ka arritur dot të vërtetojë asgjë për ish-ministrin e Brendshëm.(TemA)
bravo prokuroria ky ishte nga me drogaxhinjte dhe qelbesirat qe ka kaluar nga policia e shtetit ,te gjithe ne vlore e dine per pazaret qe bente
Germo Llalla germo……..se gati gjithe funksionaret e larte te policise ne Vlore nga 2002 e deri ne 2015 jane ne postet me te larta ne policine e shtetit. Merni dokumentat e asaj kohe nga arkivat e Interforcer italiane dhe do gjeni XHEVAHIRE.
Po shefit te krimeve Altin Hamitaj dhe shefit te droges Hetem Rrapaj apo jane te paster
Ata kane lene pendet sepse jane lajmeruar qe nga organi qe ka dhene urdherin,pra nga prouroret e llalle gjerbesit,ne mos nga ai vete.Se nga e moren vesh ata,kush i lajmeroi? Kaq e veshtire eshte te gjendet se kush e dinte dhe i lajmeroi ata qe u zhduken?