“E premtja e zezë” është shoqëruar me incidente të shumta në SHBA.
Kështu një sherr masiv është regjistuar në një market në Alabama të SHBA gjatë blerjeve të së “Premtes së Zezë”.
Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet se si dy gra rrihen me njëra-tjetrën për të marrë produktet me ulje.
Në këtë sherr është dashur dhe ndërhyrja e forcave të sigurisë për t’i ndarë.
Por sherret kanë qenë të shumta në disa qëndra tregtare duke arritur deri në të shtëna armësh.
Kështu ka ndodhur në një market në Misuri, ku është qëlluar në parkingun e makinave një 19-vjeçar i paidentifikuar. I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën pas sulmit. (TemA)
per cfar i duhet ky shkrim lexuesit shqipetar?