Sulmi më i rëndë në historinë e Egjiptit, rritet bilanci i viktimave

25 Nëntor 2017, 12:34Bota TEMA

Rritet numri i viktimave pas sulmit terrorist të premten ndaj një xhamie në gadishullin Sinai të Egjiptit, bëjnë të ditur autoritetet egjiptiane. Ushtria egjiptiane kundërpërgjigjet me sulme ajrore.

Numri i viktimave në Egjipt pas sulmit terroriste ndaj një xhamie në qytetin Al Arish në gadishullin Sinai ditën e premte (24.11) është rritur në 305 vetë.

Mes viktimave gjenden edhe 27 fëmijë, bëri të ditur televizioni shtetëror egjiptian duke u bazuar në të dhënat e prokurorisë.

Terroristët sulmuan fillimisht me bombë dhe pastaj hapën zjarr ndaj xhamisë al Ravda në gadishullin Sinau, në kohën kur besimtarët po luteshin për faljen e së premtes. 128 vetë janë plagosur.

Ky sulm konsiderohet si atentati më i rëndë në historinë e Egjiptit. Presidenca egjiptiane i shpalli tre ditët e ardhshme ditë zie.

Ndërkohë aviacioni luftarak egjiptian bombardoi natën e së shtunës pika të terroristëve me armë dhe municione. Në këto sulme u shkatërruan disa automjete, që janë përdorur edhe në sulmin e së premtes, bëjnë të ditur mediat.(DW)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje