Organizata terroriste ISIS ka bërë një njoftim të fortë që ka ngjallur panik.
Terroristët e shtetit Islamik kanë paralajmëruar se do të sulmojë së shpejti Romën dhe këtë njoftim ata e kanë bërë në një poster në internet.
Siç shihet posteri tregon ujkun me pamje nga Sheshi i Shën Pjetrit.
Një kërcënim i frikshëm i postuar nga mbështetësit e grupit terrorist thotë: “Festa e Kryqtarëve po afrohet, tregoji atyre kuptimin e terrorizmit”.
Ndërkohë nga ana tjetër, grupi i mediave pro ISIS, Wafa ka postuar një fotografi të një xhihadisti që përballet me Bazilikën Papale, së bashku me një mesazh që u bën thirrje ekstremistëve: “Mos e mbani gjakun tuaj, shpërblimi është parajsë”.(TemA)