Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, thotë se në 6 muajt e parë të 2018-s, pritet që BE të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fleckenstein thotë në një intervistë për Report TV dhe Shqiptarja.com, nëse qeveria dhe Parlamenti vazhdojnë të bëjnë punën siç e kanë bërë deri më tani, nuk ka më asnjë argument kundër hapjes së negociatave.
“Nëse Bashkimi Europian është i besueshëm dhe shpresoj vërtet që Komisioni të jetë i besueshëm atëherë ne duhet të hapim negociatat në gjysmën e parë të vitit 2018, sepse populli shqiptar e meriton dhe se qeveria dhe Parlamenti kanë bërë shumë për atë çfarë nevojitej”, tha ai.
“Fjalën e fundit e ka gjithnjë Këshilli, që do të thotë kryetarët e qeverive të 27-28 vendeve të BE, por Parlamenti Europian është mjaft i qartë. Nëse ju në Shqipëri, Parlamenti dhe Qeveria vazhdoni punën siç keni bërë më parë, nuk ka asnjë argument të vetëm për ne që të mos hapen negociatat”, vijon Fleckenstein.
Ai shprehet ndërkohë, se ‘Tahiri’ nuk ndikon në vendimmarrjen kryetarëve të qeverive të 27-28 vendeve të BE, për çeljen e negociatave:
“Nuk mendoj kështu, nëse çdo kush bën punën e tij është në rregull. Ne nuk jemi prokurorë në Bruksel. Gjithashtu nuk jemi në gjendje të gjykojmë asnjë çështje të veçantë, por gjëja kryesore është. A është në gjendje prokuroria të bëjë punën e vet? Unë mendoj se është në gjendje”.
Fleckenstein thotë gjithashtu, se Greqia nuk duhet ta mendojë vendosjen e vetos për çeljen e negociatave për Shqipërinë, pasi nuk do të ishte e ndershme:
“Unë shpresoj vërtet që Greqia as duhet ta mendojë këtë gjë, pasi nuk do të ishte e ndershme. Dhe ne nuk po flasim për përmbylljen e negociatave, por për fillimin e negociatave. Këto probleme duhet të zgjidhen gjatë kësaj periudhe dhe kjo do të ishte e mundur. Duhet t’ju kujtoj se edhe brenda Bashkimit Europian ka vende si Kroacia që ka probleme me Slloveninë për kufirin. Nuk dua të them që zgjidhja e këtij problemi nuk është e nevojshme madje duhet të ishte zgjidhur më parë, por jo para hapjes së negociatave. Ka mjaft kohë për ta zgjidhur këtë çështje”.
I pyetur për kërkesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për krijimin e një qeverie anti-mafia, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian e konsideron këtë kërkesë një lojë partish.
Fleckenstein tha se mund të fliste vetëm për çështje serioze, duke i dhënë një shuplakë të fortë opozitës.
“Unë nuk i komentoj të gjitha këto lojëra partish, unë flas vetëm për fakte serioze, se si e quan qeverinë opozita nuk më takon mua ta komentoj”, tha Fleckenstein.
Ai megjithatë, tha se trafiku i drogës është një nga çështjet më serioze me të cilat përballet vendi ynë dhe se BE pret që autoritetet shqiptare ta luftojnë këtë fenomen.
“Është e dukshme se ka ende trafik drogë pavarësisht se ne shohim hapat e duhura të bëra për ta luftuar, të paktën disa, tani duhet që të vazhdojnë këto përpjekje dhe unë shpresoj shumë që kjo do të ndodhë siç mendoj”, tha ai.(TemA)
Tash çmendet PD-ja, sdo lë gur pa lëvizur vetëm që të mos hapen negociatat. Shqipëria ska nevojë për armiqtë. Mjafton PD.
Timi je shume i sakte ……..
Te gjith e dine kush eshte PD dhe Lulushi bashk me Sali Banditin
Ai tfgs1 me gjithe inicialet e tjera , se kush e di sa iniciale ka ne disponim , do na thote gje ???? Shqiperia ama duhet te beje te amunduren , qe gjate gjithe kesaj kohe , jo qe tanidhe deri ne muajt qe do fillojne negociatat , por deri ne kohen kur do behet anatare e plote , te kete ” pashaporten ” e saj , te kete prodhimin e saj kombetar , pikerisht ate prodhim per te cilen te jete krenare , dhe tu thote partenereve te atehershem qe: ja une jam , dhe ky eshte prodhimi im . Nuk e di se kush do jete prioriteti ?? Por duhet patjeter te prodhoje dicka te sajen , Reformat ne drejtesi dhe riorganizimi i shtetit nga themelen , as qe vihen ne diskutim , por ne si shtet duhet te kemi bilancin import eksport 50 – 50 perndryshe , pasojat per njevend qe nuk prodhon por vetem konsumon , dhe konsumon te importuarat , do jete katastrofike . Do marim borxhe , do marim …….. do marim , nuk do kemi mundesi ta paguajme , dhe keshtu do jemi gjithmone te varur nga borxhi , ku per nje moment do behet gjigant , nuk do mundet te paguhen kestet , dhe atehere do shikojme nje tjeter fytyre , te partnereve tane ose quhen europiane ose dnt , ( shif greqine ) ku e keqia i erdhi nga mos prodhimi , dhe mos konkurenca , EU eshte pozitive , por jo per shtete te varfera , si puna e Shqiperise dhe tetjera ,por per ata qe e krijuan , ata pikerisht e krijuan per te shitur mallrat e tyre , e krijuan si treg te perbashket , nese ne ate treg ti si Shqiperi nuk ke se cfare te shesesh …………ke mbaruar , me mire mos te futemi fare , do qe me e ndershme dhe me e favorshme ………………..te jetonim me dhjamin tone , dhe jo te jetonim me kredi qe nuk do kemi mundesi ti paguajme kurre , populli yne thote nje shprehje : Shtriji kembet sa ke jorganin ……………….kjo thote gjithcka ……………….
Dinakëria halldupe turko-shqipo-anadollake, duket në çdo hap të gazetar-ucëve të tu o Mero…! Nuk u rrihet “pa i futur një salcë sipas midesë së tyre”, çdo shkrimi apo lajmi…! Fleckenshtein, nuk thotë që GREQIA NUK MUNDET të pengojë Shqipërinë, por thotë se GREQIA NUK DUHET TA MENDOJË KËTË, SEPSE NUK DO TË ISHTE E NDERSHME NGA ANA E SAJ…(???!!!)
Pse jeni njerez kaq te ligj e shpirtzinj ju greket? Ku e gjeni gjith kete energji negative?!i
Akoma nuk kini ngordhur ju beqirat e pederastit Janullatos !?
Kam bindjen se Romana Vllahutin dhe Knut Fleckenstein jane zyrteret me serioze dhe kredibel ,qe ne 27 vjetet e fundit jane interpretet me te sakte te aspiratave te Popullit Shqiptar dhe perpjekjeve te mundimshme te tij per antaresimin e denje ne EU.
Por ,permbushja e rezultateve te prekshme e te matshme te ndeshkimit te peshkaqeneve te te tranzicionit kriminal te pambarimte nga Vetting-u dhe drejtesia e re duhet te jete kusht i nevojshem dhe i mjaftueshem per futjen e merituar te Shqiperise ne familjen e perbashkuar europiane.
Faleminderit z.Fleckenstein.
do jete edhe ky i blere me parate e droges dhe krimit,,,, besoj se eshte e vetmja pergjigje e Lulushit
I shkreti Sali,tani mbeti si i menderosur;s’e pengon dot me, shpresoj t’ja heqi vehtes tani.
Ju besoni nuk ka europe per shqiprine pos u largua nga turqia dhe vendet arabe
Tashme dihet se armiku me i madhe ne shqiperi eshte pd-ke me lideret e saj.Dihen mire dhe nga i gjithe populli shqipetar,evropa ,dhe bota se sa te zeza e sa pengasa i ka bere kjo parti vendit tone.Nuk do ti falen kurre.Di vije nje dite qe do ti paguaj te gjitha.
E pat se c’fare ben qirjet parmbrem,kemi kapur 1.6 tone drog nisur nga himara. Vetem kerkojne ti prishin pune shqiperis. Ka ikur koha e qirjeve.
????????????????????????.
⭐️???FLACKENSHTEIN???⭐️
Te gjith e dine kush eshte PD dhe Lulushi bashk me Sali Banditin
E blen do thot Luli adoleshent kete te Evropes me leket e droges dhe te krimit
Luli kerkoi Republiken e re
Tashi do Qeveri antimafje
ESHTE I ZGJUAR