Nga Kastriot Dervishi
Gjatë kohës së luftës, mendjendrituri Lef Nosi dy arka me dokumente të çmuara të historisë së Shqipërisë, përfshi edhe dokumentin e pavarësisë i vendosi në kasafortën e Bankës së Shqipërisë. Lefi i frikësoj dëmtimeve të mundshme që mund të sillte koha që po vinte.
Megjithatë, për të zezën e Shqipërisë, komunistët erdhën në pushtet. Krejt pa përvojë në punët e shtetit, amatorë të rrezikshëm, shkatërruan një pjesë të madhe të arkivave, duke shkaktuar ndër të tjera edhe një katastrofë e një dëm të pariparueshëm në trashëgiminë historinë të vendit.
Dy arkat e rëndësishme të Lefit, deri në vitin 1948 qëndruan në Bankë. Më pas u morën dhe u kontrolluan nga njerëzit më të papërshtatshëm për dokumente, oficerët e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, të cilët mendjen e kishin te “koha e gjermanit”, se Shqipëria tjetër as që ekzistonte për ta. Njëra nga arkat është gjetur e thyer sepse ishte kontrolluar për koleksione pullash. Në raportin përkatës, ndër të tjera thuhej:
“Mbasi u sollën në Drejtori, u fillua nga kontrolli i imët për të mundur gjetjen e dokumenteve të ndryshme si korrespondenca të regjencës me okupatorin nazist dhe organizatat antipopullore Balli e Legaliteti, të regjimeve fashiste, që të faktonim qëndrimin dhe punën e aparateve kuislinge, organizatave antipopullore e okupatorëve të ndryshëm kundër interesave të vendit e popullit tonë. Të tilla dokumente gjatë kontrollit nuk u gjetën”.
Dokumentet më të rëndësishme kishin të bënin me studimet e Lef Nosit, çështjen e kufijve të Shqipërisë, konferencën e ambasadorëve, Luftën e Parë Botërore, harta topografike të Shqipërisë, etj, etj. Po ashtu, sipas procesverbalit, në arkat gjendeshin edhe “dokumente mbi shpalljen e independencës dhe zgjedhjen e qeverisë së përkohshme më 1912”.
Është provuar ekzistenca e dokumentit brenda institucioneve shtetërore në vitin e festimeve të 50-vjetorit të pavarësisë. Më pas, kalon në një procedurë “dhurimi” aspak normale, por gjithsesi brenda Shqipërisë (rezervohem momentalisht për më shumë se kaq). Shtetit shqiptar si pasojë e mosvlerësimit fare të arkivave, i kanë humbur dokumente shumë të rëndësishme të jetës së tij. Sjellja e shtetit komunist ndaj Lef Nosit, dokumenteve dhe arkivistëve, nuk ndryshon fare edhe në ditët tona. Shteti jonë i propagandës i përngjan një altoparlanti të ndryshkur brenda, por të lyer me bojë të kuqe përsipër, i cili as që do ta njohë e ta shohë në çfarë katastrofe ndodhet rrjeti arkivor i vendit.
Mjafton që të ngrejë komitete e autoritete kot më kot, por kurrë arkivat që i duhen një shteti. Mosadministrimi i dokumentit të pavarësisë është simbolika më e hidhur e gjendjes administrativo-arkivore të shtetit shqiptar.
Sigurisht tashmë nuk çuditem fare, sepse kur marr vesh sesi humbin dokumente sot nga injoranca e mendjemadhësia, çfarë të them për atë kohë. Defektet vazhdojnë.
Ik mor bytgeshqyer.
Shteti i Enver Hoxhes nuk paska ditur te mbaje arkivat. Pse shteti i kujt ishte ky? I Berishes apo Gazidedes qe kane zhdukur tere dosjet e spiuneve.
Kastriot dhe ti atje te dosjet ke qene.
Lef Nosi po i ka patur dokumentet ja ka dorezuar Zogut. Se Enver Hoxha ishte ai qe mblodhi shtetin shqiptar. Dhe jo ju bucet ballisto zogiste.
”pavaresi” nga turqia,pa derdhur asnje pik gjak,madje shpallur[sipas psevtoistorianeve] nga turkoshaket …………!!!!
mashtrimmmmmmmmmmmmmmmmm!!!!!!!!
ja ma kap llullen,janulle
mutofagos-gjakun e derdhem si para pushtimit ashtu edhe ne 500 vjet qe turqit mbajten te pushtuar gadishullin Ilirik. Harrove se ishin shqiptaret me ne krye te lavdishimn Gjergj Kastrioti qe mbajten hordhite turke larg Europes per shume vite qe ballkanasit e tjere kishin rene nen thundren e tyre. Ku ishin ato “PLATO-t e Greqise kur shqipot u jepnin dru hordhive te sulltaneve? Edhe per lirine e e sufllaqexhinjve, grekeve te sotem, qe i ke aq per mall, derdhen gjakun shqiptaret se po te ishte per juve, do ishit duke i puthur prapanicen e Erdoganit eshe sot e kesaj dite.
Kete qe aludon ti more Kastriot plera qe e kane bere komunistet po e ben ti me dokumentat e arkivave te shtetit. Ke vjedhur shume dokumeta gjate kohes qe punoje te arkiva e shtetit e tani i nxjerr ne Facebook per nje cik fame. Ptu legen. Ne cilindo shtet tjeter do haje ne burg. Ne kohen e xhaxhit pushkatim pa gjygj .
Kastriot ( mbase hamza ): Nuk mund te akuzosh ti mosruajtjen e arkivave . Fakti qe çdo dite publikon nga nje dokument te “vjedhur” ne arkivin ( ku ishe drejtor) , tregon se çfare demi i ke bere ti arkives shteterore .
O spiun serb, po soji yt si ti i muoren dokumentat dhe i cuan ne Beograd, apo Stamboll. Dervishet si ti qe u rreh zemra per fundomentalizem islamik dhe qe fshihesh pas emrit Kstriot punojne per shkaterrimin e Shqiperise.Ti je KOLON e 5-te si Kaç Islami.Ti i ke cuar edhe dosjet e sigutimit te shtetit ne Beograd. Po do vij dita qe do japesh esap deri ne nje ti turkoshak Stambolli.