Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Edi Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngitjes së flamurit në Vlorë.
Në këtë ceremoni është ngritur në mënyrë simbolike flamuri ynë Kombëtar.
Ky veprim u shoqërua nga Himni Kombëtar dhe 21 të shtëna të artilerisë.
Pas ngritjes së flamurit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë vendosën kurora tek varri i Ismail Qemalit.
PROGRAMI I CEREMONIVE TË 105-VJETORIT TË SHPALLJES SË PAVARËSISË DHE TË ÇELJES ZYRTARE TË VITIT MBARËKOMBËTAR TË GJERGJ KASTRIOTI-SKËNDERBEUT
Vlorë –Tiranë, 28 nëntor 2017
E Martë 28 nëntor 2017
11:40- Mbërritja e personaliteteve shqiptare, të përfaqësuesve të diasporës, Trupit Diplomatik të akredituar në RSH si dhe të ftuarve të tjerë.
12:00- Mbërrin, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta. Presidenti i Republikës, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë Vlorë drejtohen drejt vendit ku do të ngrihet flamuri. Komandanti i Truprojës së Nderit i paraqet forcën Presidentit të Republikës. Ecja ceremonial shoqërohet me marshe nga Banda frymore e Ushtrisë.
12:03- Ngritja e flamurit Dy pjesëtarë të Forcave të Armatosura detare apo tokësore kryejnë aktin formal të ngritjes së flamurit.
Ngritja e flamurit shoqërohet nga Himni Kombëtar dhe 21 të shtëna të artilerisë.
Pas ngritjes së flamurit, Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Prefekti i Vlorës, Kryetari i Bashkisë do të vendosin kurora tek varri i Ismail Qemalit.
12:25- Pas përfundimit të vendosjes së kurorave tek varri i Ismail Qemalit, personalitetet më të larta të vendit, të shoqëruar nga Protokolli i Shtetit, do të nisen drejt Shtëpisë Muze. Lëvizja do të kryhet me automjete
12:20- Autoritetet shoqërohen drejt Shtëpisë muze të Pavarësisë Autoritetet zhvendosen në sheshin përpara Shtëpisë muze me automjete
12:25- Mbërritja në oborrin e Shtëpisë muze Në oborr janë vendosur karrige, podium dhe foltore si dhe një led i madh
12:30- Shpallje e logos zyrtare të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut
12:35- Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë
13:15- Fjalë e Sh.T. Hashim Thaçi, President i Republikës së Kosovës
13:30- Fjalë e Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë
14:00- Autoritetet vijojnë për një buffet në mjediset e reja të Bashkisë së Vlorës Autoritetet e larta të ftuara mund të kryejnë, sipas dëshirës, vizita individuale në mjediset e Shtëpisë muze.
14:10- Mbërritja në godinën e Bashkisë së Vlorës Buffet në nder të autoriteteve të larta përpara se të marrin rrugën e kthimit.
14:45- Nisja drejt Tiranës
19:00- Pritje shtetërore organizuar nga Sh.T. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë, me rastin e Festës kombëtare, në Pallatin e Brigadave.
Ndërsa në Tiranë, me rastin e Ditës së Pavarësisë, në orën 10:00, zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorave pranë Monumentit të Pavarësisë.
Në orën 11:00, ngritja e Flamurit në Sheshin Skënderbej, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali, njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha, Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.
Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike, Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar.
Më 28 nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit Shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.
Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.
28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.
Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.
Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar. (TemA)
po ky bilja qe bertiste si i forte kush qeka?