Shteti Islamik mesazh kërcenues për Rusinë: Na prisni në Moskë

29 Nëntor 2017, 22:38Bota TEMA

Militantët e Shtetit Islamik kanë kërcënuar sërish botën përmes mesazheve që kanë përcjellë.

Mësohet se këtë herë kërcënimi nuk është ndaj politikanëve ose shteteve, por kundër futbollit.

Nëpërmjet postimit në faqen e saj zyrtare “Wafa Media Foundation”, ISIS kërcënon me sulm Kampionatin Botërorë të Futbollit që zhvillohet në Rusi vitin e ardhshëm.

Ky është kërcënim nëpërmjet fotomontazheve, tregohet një terrorist, raketa, tanke, bomba, armë dhe stadiumi i përfshirë nga flakët dhe tymi i sulmit.

“Rusi 2018” zhvillohet verën e ardhshme, duke filluar nga data 14 qershor.

Këto kërcënime nuk janë bërë më para por pas ofensivës ushtarake kundër ISIS-it në Irak dhe Siri, kanë ndryshuar strategjinë duke kërcënuar futbollin, sportistët.

Në pamje ISIS ka vendosur stadiumin “Volgograd Arena”, njëri prej stadiumeve ku do zhvillohet finalja e kampionatit.

“Na prisni në Moskë” shkruhet në gjuhën ruse.

Finalja e Botërorit do të zhvillohet në datën 15 korrik të vitit të ardhshëm, nuk dihet nëse rreziku është serioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje