Ish-zëdhënësja e Hagës: Praljak s’është i pari, edhe Milosheviçi veproi njësoj

30 Nëntor 2017, 09:01Rajoni TEMA

Ish-zëdhënësja e Tribunalit të Hagës, Florence Hartmann, tha mbrëmë, pas veprimit të Slobodan Praljak-ut, që piui helm në sallën e gjyqit kur iu lexua denimi se kjo është hera e dytë që “substanca të ndaluara hyjnë brenda Tribunalit”.

“Hera e parë ishte rasti i Sllobodan Milloshevicit, kur ai futi brenda barna të ndaluara, dhe tani ndodhi rast pak a shumë i ngjashëm përsëri”, tha Hartmann, përcjell Gazetametro.net.

Ajo tha se është e vështirë për të parandaluar vetëvrasjen nëse dikush e vendos atë, por do të duhej të pamundësohej që brenda Tribunalit të futej diçka që është e ndaluar.
“Kur isha në burg, konsulli i Francës kishte ndaluar të më jepej çokollatë. Pse rregullat nuk janë të njëjta për të gjithë?”, tha ajo.

1 komente në “Ish-zëdhënësja e Hagës: Praljak s’është i pari, edhe Milosheviçi veproi njësoj”

  1. sherlok holmes says:

    Zedhenesja e Tribunalit te Hages paska qene me precedente penale! Po Konsulli i Frances mos ishte gje drejtori i burgut? Ju lutem gazetareve te na e sqarojne lajmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje