Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit, më 28 Nëntor, po valvitet flamuri i Shqipërisë. Kështu nis artikulli i të përditshmes serbe ‘Blic’, i cili që në titull tregon se “Përkundër së është i ndaluar, flamuri i Shqipërisë valëvitet në Presheve dhe Bujanoc”.
Artikulli nis me një historik të shkurtër të ditës më të veçantë për të gjithë shqiptarët, e cila shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, shkruan Gazeta Express.
‘Blic’ shkruan se manifestimi qendror i shqiptarëve nga jugu i Serbisë u shënua nga një program kulturor-artistik në Qendrën Kulturore ‘Vuk Karadzic’ në Bujanoc. Tregohet se udhëheqësit politikë shqiptarë organizuan një pritje për bashkatdhetarët e tyre. Madje, pretendohet se përkundër festimeve nuk janë vërejtur forca të shtuara policore në rrugët e Preshevës dhe Bujanocit.
Më tej artikulli i gazetës serbe, media për të cilën thuhet që kontrollohet nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, raporton se përdorimi i flamurit të huaj është veprim i ndalur me ligj në shtetin serb.
Shteti mbron, por flamujt janë ende të vendosur shkruan ‘Blic’, referuar vendosjes së flamurit kombëtar kuqezi në komunat serbe të banuara më shqiptarë.
Për shkak të flamurit shqiptar, çdo vit politikanët lokalë dënohen për shkelje të ligjeve, por vazhdojnë ende ta ekspozojnë, vazhdon tutje artikulli i medies beogradase, përcjell në shqip Gazeta Express.
Në fund, gazeta përmend edhe kërkesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, të udhëhequr nga kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu, për të cilin ‘Blic’ shkruan se është i diskutueshëm, për legalizimin e flamurit të shqiptarëve, në theks të veçantë më 28 Nëntor.
“Autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ta krijojnë flamurin e tyre, i cili duhet të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar i vendit të origjinës, siç përcaktohet nga Ligji për Pakicat Kombëtare. Në këtë rast, ata do të kenë të drejtën të përdorin flamurin çdoherë dhe zyrtarisht, por shqiptarët nuk e pranojnë këtë kërkesë”, shkruan gazeta serbe, përcjell Express. (TemA)
muslims,pis miliet………….
ha m..t ha
Tu thafte gjuha deri ne reze o renegat turk qe flet gjuhen e lashte te ilireve.Myslimanet shqiptare jane vellezer te nje gjaku me te krishteret shqiptare dhe te gjithe flasin gjuhen e bukur shqipe qe eshte gjuhe e bekuar nga zoti.Shqipen nuk ariten ta zhdukin hordhite e sulltaneve te Anadollit e sa per pleshta e morra si puna tende vec neveri ndjen cdo shqiptar .
o karben,nese muslimonet jane birazere madje te nje gjaku[sipas teje]!!!! perse pas vdekjes mbi krye vendosin gjysme henen e turkut!!!!??
o karben,nese muslimonet nuk jane birazere te turqeve,cfare pergjigje mund ti kthejme O.Pamuk-ut turk per mohim te birazereve te tij turkoshqipfoles………!!!!??
o karben,perrallat me ”vllazeri muslimonesh” e ”gjak” shqiptari tregoi ne familjen dhe gyzela-t e tu e jo neve te tjereve se kur ne i mesonim botes DHIMOKRATIA ju orvateshit neper peme per te kapur ndonje banone,te cilen nuk e hoqet nga suma akoma e kesaj dite………….
ade gezuar ramazonin o karben patrioti…………
Shum bukur, erdhi dita e bashkimi! E ardhmja eshte Shqiperia e Madhe!
Si…?????
Shqiptaret ne presheve duhet te shpikin flamurin e tyre??
Kjo eshte e qellimte per asimilim duket sikur serbia se njihka historine e flamurit shqiptar qe ska te beje me rep.e shqiperise por eshte shume me i hershem dhe eshte prone e cdo shqiptari
E verteta eshte qe ata e dine shume mire prandaj kerkojne te shkeputen nga flamuri
Flamuri, apo Shqiponja e zezë dy krenare në fushë të kuqe është emblemë e Shqiptaarit kudo ku ndodhet, ngjashmerisht siç e ka
emblemë yllin me 6 cepa Chifuti, kudo që ndodhet dhe Serbi kryqin që e varë në qafë. Ne SErbi vijnë në pushtet elementë me
mentalitet të Stefan Dushanit e Molosheviçit. me frazologji maskuese.