Policia greke zbulon tonë me vaj luledielli, të shitur si vaj ulliri

27 Nëntor 2017, 14:48Rajoni TEMA

Policia në Greqi ka arrestuar shtatë vetë që kanë ngjyer me të gjelbër tonë të tëra vaj luledielli dhe e kanë shitur si vaj ulliri.

Prokuroria greke bëri të ditur të dielën (26.11), se në Greqi janë shitur shumë tonë vaj luledielli si vaj ulliri. Ajo akuzoi shtatë persona, që e kanë ngjyer vajin e lulediellit të verdhë në ngjyrë të gjelbër, në mënyrë që të duket si vaj ulliri. Ky vaj i falsifikuar është eksportuar edhe në Gjermani.

Policia arrestoi të dyshuarit – një familje me katër anëtarë dhe tre të afërm – në qytetin Larissa. Vaji i falsifikuar u është shitur në enë pesëlitroshe konsumentëve grekë dhe është eksportuar në mbajtëse një tonëshe vaji, kryesisht në Gjermani. Policia gjeti në vend pesë tonë vaj të falsifikuar, i cili nuk qe paketuar ende dhe dymbëdhjetë mbajtëse, të destinuara për eksport.

Produkti shitej si “Vaj ulliri ekstra i pastër, direkt nga prodhuesi”. Në Greqi, një vaj i vërtetë i tillë kushton nga 26 deri 30 euro. Policia pati arrestuar më parë rreth 60 tregtarë të vajit të falsifikuar dhe vetëm më vonë konstatoi se ku ndodhej qendra e dyshuar e mashtrimit.(dw)

3 komente në “Policia greke zbulon tonë me vaj luledielli, të shitur si vaj ulliri”

  1. mom says:

    E ku eshte ajo pjesa qe thote qe keta te arrestuarit ishin shqiptar?
    Ju lutem Tema, nuk pranojme lajme jo raciste nga Greqia ?

  2. Devolliu says:

    Greku i piste race muti

  3. Sanija nga Mamursi says:

    Me siguri ishin Shqiptare te lyer me boje te zeze. Nuk na interesojne lajme pa Shqiptare vrases, hajdute, trafikante, pederase, pedofile.Ndryshe 55 e bari bin Balliut duhet te falimentoje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje