Vetëvendosja fiton dhe Prizrenin pas numurimit të votave me kusht!

26 Nëntor 2017, 15:06Rajoni TEMA

Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje  ka fituar garën për kryetar të Komunës së Prizrenit.

Ai ka fituar, pas përfundimit të numërimit të votave me kusht, me postë dhe atyre të personave me aftësi të kufizuar.

Nga votat me kusht Haskuka ka marrë 385 vota, kurse Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 452, por që kjo nuk ka bërë që rezultati përfundimtarë të ndryshojë, pasi kandidati i Vetëvendosjes ka qenë duke prirë me 329 vota nga raundi i balotazhit, njofton Klan Kosova.

Nga rezultatet preliminare të publikuara në faqen e KQZ-së, të votave të rregullta të balotazhit, Haskuka ka pasur 25 mijë e 509 vota, kurse kundërkandidati i tij nga PDK, Shaqir Totaj kishte 25 mijë e 180 sosh.

1 komente në “Vetëvendosja fiton dhe Prizrenin pas numurimit të votave me kusht!”

  1. Shqiptari says:

    Mutaher Huskaka nje turk muti na e pushtoi Prizerenin!!
    fleni shqiptar fleni…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje