Lirohet nga paraburgimi Albin Kurti i Vetëvendosjes, merr masën "arrest shtëpie"

25 Nëntor 2017, 15:55Rajoni TEMA

Albin Kurti dhe dy deputetet e Lëvizjes Vetëvendosje Donika- Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu janë liruar nga paraburgimi.

Mësohet se lirimin e parakohshëm e kishte paralajmëruar edhe avokati Tomë Gashi.

“Masa e paraburgimit për tre deputet të Lëvizjes Vetëvendosje në afat prej një muaj, por ky është afati maksimal siç e parasheh ligji, në asnjë mënyrë nuk do të thotë që ai të qëndrojë në paraburgim për një muaj, por sigurisht që kryetari i trupit gjykues sa më shpejt do ta caktojë seancën për të cilën është duke u mbajt gjykimi lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës”  tha më herët Gashi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje