Xhaçka takon Thaçin, dakordësi për ngritjen e komitetit ndërministror

24 Nëntor 2017, 17:23Rajoni TEMA
Xhaçka takon Thaçin, dakordësi për ngritjen e komitetit

Pas vizitës në Afganistan, ministrja Olta Xhaçka ka bërë një tjetër vizitë të rëndësishme, kësaj here në Kosovë.

Gjatë vizitës Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka është takuar me Presidentin Hashim Thaçi, ku në fokus ka qenë ngritja e komitetit ndërministror Shqipëri-Kosovë për çështjet e mbrojtjes.

Propozimi për ngritjen e komitetit ndërministror është bërë nga Xhaçka, propozim i cili është mirëpritur nga Thaçi.

“Kosova po mëson nga përvoja 105 vjeçare e Shqipërisë. Ne e kemi mbështetjen e saj kudo në botë”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Ndamë bindjen e njëjtë me Ministren e Mbrojtjes së Shqipërisë, se anëtarësimi i shteteve të rajonit në aleancën veriatlantike do u jepte fund të gjitha problemeve të sigurisë në rajonin tonë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje