Ish kryeministri shqiptar i kohes se luftes ne Kosove Pandeli Majko, aktualisht minister per Diasporen ne qeverine “Rama 2” e ka marre serizoisht detyren e tij, teksa ka dhene lajmin e mire se ne diten e pare te vitit te ardhshem kufijte mes Shqiperise dhe Kosoves do te jene te hapur.
Kete lajm te mire Majko e ka shoqeruar dhe me deklarataten se do te firmosen me qeverine kosovare dhe dy marreveshje, ne funksion te diaspores.
Keshtu, në Formumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare të zhvilluar në Kosovë ministri për Diasporën, Pandeli Majko tha se Shqipëria dhe Kosova do të firmosin dy marrëveshje për diasporën në mbledhjen e përbashkët që do të zhvillohet për festat e nëntorit.
Majko tha se në 1 janar 2018, në vitin e Skënderbeut të hapën edhe kufijtë mes dy vendeve.
“Emergjencën e një marrëdhënie të re me diasporën shqiptare, e cila është shumë herë më e fuqishme në aftësi dhe kapitale. Shqipëria dhe Kosova në takimin e përbashkët midis dy qeverivë edhe me rastin e ditës së flamurit do të firmosin për marrëdhënien me diasporën dy marrëveshje të rëndësishme bilaterale.
Të dyja shtete po shikojnë mundësinë për ti bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduarish të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qendrash kulturore të përbashkëta midisi Shqipërisë dhe Kosovës do të ngrihen si qendra të shqiptarisë në perëndim.
Kalimi nga modeli i reminitancave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e reminitancave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet ku bashkëatdhetarët jetojnë në një numër më të madh. Drama, darma ishte viza hyrëse. Tragjedia, tragjedia ishte taksa doganore. Ne të krahut tjetër nga Shqipëria po ju presim. Në 1 janar 2018 vitit të Skënderbeut të hapim kufijtë”, tha Majko.(TemA)
Per diasporen shume mos flisni.Nuk ka nder mend ndonje te investoje ne prona te rrembyera.
Eshte mendim i mire,por kosovaret nuk behen miq.Jane mosmirenjohes.Ne vitet e luftes,ku u dynden shume kosovare ne shume qytete te shqiperise dhe u priten me ndjenja vellazerore,iu dhane shume ndihme nga vete populli i shqiperise,ata i priten me indiferentizem,duke u shprehur se ne kosove jetonim me mire,duke i perbuzur ndihmat.Nje shofer nga lushnja,kishte makine te madhe,çoi ne Kosove pese familje me gjithe bagazhet deri te dera e shtepise se tyre,dhe ata nuk i than,hajde te pim bashke nje kafe per mundimin qe bere.Megjitheate ata ngelen vellezerit tane te nje gjuhe,te nje gjaku.
Po ky koqe djale ngeli
Amon mër t’keqen ku je . Këto deklarata , të ngrohin zemrën , por duhet lëviz me vepra . me hapa të vegjël , të saktë , të peshuar mirë e me kujdes , e jo me mbet në vend e mos o zot me bo mbrapa . Ballkani është i koklavitur dhe aktualisht i trazuar , prandaj , ani se merrni si këshilltarë , disa steka të vjetra e te shquara të diplomacisë , sidomos asaj europiane e ballkanike , si Sh. Murati me shokë . S’ka asnjë të keqe me u konsultuar me ta para se të thoni deklaratat e ta hidhni hapin .
DREJTUES I NJE KOMPANIE SHQIPTARE ‘ QE PUNON NE TE DY KRAHET E SHQIPES , NDARE PARADOKSALISHT ME NJE KUFI .
Spartak VERDHA
Bashkepunimi me diasporen eshte nje nga gjerat e mira qe duhet te bejme. Diaspora e sotme eshte cilesore, ajo ka djem e vajza me kapacitete financiare e kulturore per te cilat ky vend ka shume nevoje. Ata mund ti gjesh ne te gjitha pikat e globit, ne fusha te ndryshme, me eksperienca, lidhje dhe mundesi te medha. Te krijojme kushte qe ata te ndihen mire ne vendin dhe tregun tone. Nuk jam me komentusit qe flasin kunder kosovarve pasi kosovaret kane vuajtur e luftuar shume per te ruajtur shqiptarine dhe krijimin e shtetit te tyre.
Zoti Majko është ëndërrimtar, shqiptar i mirë, por edhe ca idealist, për hapjen e kufirit lypset të mendohet e të mendohemi mirë, pse nuk do të ishte një hap aq i thjeshtë. Si do të ishte kjo hapja e kufirit? Han pa portë?! Në fund të fundit kush e ka mbyll kufirin? Hapur është, dhe hapur le të jetë, por me rregulla. Çdo shtëpi ka një çelës. Ka dhe një derë: fute këmbën te vrima, po të jetë Mama Dhija le të hyjë brenda, po qe Ujku – mbyllja derën në surrat.
Majko kokloqe,me kete deklarate duhet te paditesh penalisht per : nxitje per bastardim islamik te tokes se arberit.
ME PARE QETESIA NE VEND DHE PERFAQESUES TE DENJE NE PARLAMENT . DUAM RRENDI TE JETE NE SHERBIM TE POPULLIT TE THJESHTE DHE JO TE “KRIMINELAVE BISNEZMENE” . DUAM SHTET TE SE DREJTES , PUNE DHE BUKE PER TE GJITHE ! DUAM SEKUESTRIMIN E PASURISE TE PA LIGJESHME TE GJYQTAREVE , PROKUROREVE , DEPUTETEVE , PEDAGEVE , MINISTRA E ZV/ MINISTRA , DREJTORE E ZV/ , MJEKE , KRYETARE BASHKISH E QARQESH ETJ ETJ , PASTAJ ME ATO QE THOTE ZOTI MAJKO QE MEGJITHESE ISHTE AQ VJET DEPUTET NE KORCE , SURATIN NUK JA PAME KURRE …
Nuk e dij se si mund të nxjerrish nga goja të tilla kokluzione e komente , aspak të vërteta , dhe të thuhet : me gjithë atë , ata mbeten vëllezërit tanë të një gjuhe një gjaku . Ku të çon ajo mendja jote e ngushtë , se s’po du me e zgjat mo .
Do thuash me krenari e plot gojën , kosovar , si me thënë kolonjar e korçarë . Do thuash me krenari e plot gojën kosovarë , e tetovare , e shkupjanë e gostivar , e manastir , si me thanë lab , kurveleshas , mallakastriot , çam , kavajs , myzeqar e gollobordas . Do thuash me krenari e plot gojën kosovarë , ulqinakë , e dukagjinas e shkodrane e malësi e Gjakovës , e sa sa të duash , sepse , të gjithë jemi një komb e një farë , me një gjuhë e një flamur kombëtar e një hero kombëtar , Gjergj Kastriotin – Skënderbeun . Janë mundu me na përçarë e me na shpërndarë ,por kot , sepse na ka mbrojt gjuha jonë shqip0e e lashtë – ZOT . Sepse , kena pasë si fe SHQYPTARINE , e mos të përmend doket , traditat , zakonet e burrninë mijëra vjeçare .
Mos harro , se deri në 1912-tën , kryeqendrat e shqiptarëve kanë qenë Shkupi , Prizreni , Nishi , Podgorica , Manastiri , Kosturi , Janina e Preveza . Tirana sot , me krenari dhe plot gojën është bërë kryeqendra e gjithë shqiptarëve kudo janë në trojet e tyre e nëpër botë
, por ama , e dijmë të gjithë që Tirana kryeqytet i Shqipnisë filloi më 1920-tën . Prandaj , lum miku , bon mirë të mos i përsërisësh më ato shprehje të pa pjekura për bashkë atdhetarët tanë . Hesht , deri sa të mësosh shumë , të paktën Historinë e Gjeografinë e kombit tonë .
Spartak VERDHA
Do mjaftonte te kopjonim izraelin
Dihet qe ne sjemi diaspore si e izraelit por po te organizoheshim si ajo shqiptaret ne ballkan nuk do ishin ne kete gjendje